Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Tuesday, 13 November 2018 23:08

 

Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm. Z. Nishani tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se ai gjen dy argumenta që e pengojnë z. Lleshaj të marr këtë pozicion.
“Zotëira është ende ushtarakë. Vendosja e tij në postin e zv. Ministrit të Brendshëm, e ka ekspozuar këtë njeri si një person që nuk ka respekt për ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ai prej vitesh ka shkelur ligjin, që nga 2013-ta kur ka hyrë në zyrën e këshilltarit të kryeministrit. Edhe pse vendimi I Gjykatës është marrë në dhjetor 2017, z. Lleshaj e ka pranuar shperblimin financiar si të kishte qenë një ushtarak aktivë. është përgjegjësi ligjore administrative. Pastaj duhet vërtetuar, nëse vërtet I ka marrë dy paga publike të shtetit shqiptar, që nga dita që ka dalë në lirimin, ka shpërdoruar detyrën me dëm financiar, ç'ka e ngarkon me përgjegjësi penale.
Nëse do të dekretohet për të dalë në lirim dhe nëse ezaurohet ky moment, po të isha president do të kërkoja një interpretim në gjykatën kushtetuese për këto 2 çështje. Do të prisja vendimin dhe po të mos I konsideronte si elemente pengues gjykata kushtetuese, atëherë do ta dekretoja”, u shpreh Nishani në RTSH.
Por edhe varianti I propozuar nga ish Presidenti Nishani është I vështirë të marrë formë në realitet, pasi prej muajsh Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Tejzgjatja e ngritjes se institucioneve te reja te drejtesise e ben te veshtire te parashikohet se kur kjo Gjykate do te rikthehet nw funskion

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

Globi

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë. Siç...

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Aktualitet

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Ky vit akademik është bërë më i shtrenjtë për të gjitha nivelet e studimit. Librat dhe mjetet shkollore kanë kushtuar më shumë që nga shtatori 2018 gjithashtu edhe shërbimet arsimore...

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Globi

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Rrëzimi i një peme ka rezultuar fatale për një çift në Selanik. Burrë dhe grua po punonin në kopshtin e oborrit të shtëpisë, kur një palmë aty u rrëzua duke...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!