E padëgjuar më parë/ “Po ndryshon shtrati i Lumit të Lanës për oligarkët”

Premte, 16 November 2018 08:40

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte ditën e djeshme në Dibër, ku nga aty ka folur për një skandal të madh lidhur me protestën që po bëhet nga banorët e “Unazës së Re”.

Kryemadhi ka theksuar se në Tiranë, po bëhet spostimi i shtratit të Lanës me një qëllim të vetëm, për të krijuar hapësirë për sipërfaqe ndërtimi.

Reagimi i Kryemadhit:

Ndërkohë në Tiranë kemi një gje tjetër, kemi spostimin e shtratit të Lanës, jo me qëllim për të bërë rrugë por kemi spostimin e shtratit të Lanës me një qëllim të vetëm, për të krijuar hapësirë për sipërfaqe ndërtimi, për kompani ndërtimi që duan të ndërtojnë pallate. Dhe ndërkohë të gjithë këta qytetarë, të gjithë këta njerëz të cilët kanë 22 vjet që paguajnë taksa, taksë gjelbërimi, pastrimi, televizoni, shkollash, energji, drita, pastrim rrugësh, të gjitha, këta njerëz prej 22 vitesh kanë paguar dhe legalizimet, dhe mbi 8 milionë lekë, edhe kur i kemi thënë do ti keni falas dhe kur do ju themi i kemi me pagesë. Kanë paguar topografët, harta, dokumentacione, pra të cilat janë para pafund, sot ju thuhet që do të ikni dhe do të ngreni plaçkat. Do ti prishni dhe shtëpitë vetë. Pra të marrin dhe matrapikun për të prishur shtëpitë e tyre. Po nëse ne do ti shkonim Edi Ramës dhe do ti kërkonim që të prishte shtëpitë e tij apo të familjarëve të tij. Ça do të bënte Edi Rama? Gjëja e parë do ti rregullonte në këto apartamentet luksoze që ka bërë mes Tiranës. Pra siç kujdeset ai për familjarët e tij, për oligarkët e tij, ne mendojmë që qeveria ka të drejtë apo dhe Bashkia e Tiranës ka të drejtë që të kujdeset për qytetarët e tij. I njëjti koncept, i njëjti mentalitet, të njëjtën logjikë Edi Rama përdor kudo në të gjitha Bashkitë. Bashkitë të cilat ai i kontrollon, bën si të dojë vetë, pra i bën një vizatim hartës së qytetit dhe prish pallate, prish shtëpi, prish biznese për të krijuar fasadat e veta të ekspozitave dhe skulpturave  të tij të baltës, ndërkohë Bashki të cilat nuk drejtohen nga forca e tij politike, jo vetëm që i izolon,jo vetëm që i bllokon por ju heq shanset dhe mundësitë që të zhvillohen si qytete normale edhe pse mund të jenë nga Bashki të cilat i japin burime financiare shumë të mëdha buxhetit të shtetit. Mund të flasësh pafundësisht për qeverisjen e Ramës, për kapjen nga krimi, për gjëra njëra pas tjetrës dhe në fakt janë shumë të domosdoshme sepse njerëzit janë pak të verbuar apo dhe pak me veshë të mbyllur për shkak të makinerisë së propagandës së Edi Ramës. Kjo është dhe një nga arsyet që ne si opozitë në bashkëpunim dhe me PD, tashmë do të fillojmë një organizim komplet ndryshe nga herët  e tjera.

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 08:42

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Një specie e re dinozauri zbulohet në Australi

Bota Shqiptare

Një specie e re dinozauri zbulohet në Australi

Një specie e re dinozauri u zbulua në Australi, saktësisht dy fragmente të nofullës, për here të parë në gati një shekull. Dinosauri i ri australian, i quajtur Weewarrasaurus pobeni, ishte...

Policia e Elbasanit publikon listën më te rrezikshmit, ja kush janë më të kërkuarit(FOTO)

Aktualitet

Policia e Elbasanit publikon listën më te rrezikshmit, ja kush janë më të kërkuarit(FOTO)

Policia e Elbasanit në një postim në Facebook, ka publikuar listën e peronave më të kërkuar të këtij qarku. Këtë herë forcat e rendit kanë zgjedhur që mos të bëjnë shënim...

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

Globi

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë. Siç...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!