Berisha: Pse shoqërohet nga shumë forca policie, nga kush ruhet Lleshaj?

Premte, 16 November 2018 12:48

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook mesazhin e qytetarit dixhital, ku thotë se vizita e djeshme e zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Elbasan ka bërë që qyteti të blindohet me policë.

Qytetari pyet, ish- kryeministrin: Nga kush ruhet zv/min i rendit? Po qytetarët shqiptarë kush i ruan? A nuk janë edhe ata bij nënash? Zoti ma ruajt. 

Statusi i Sali Berishës:

Bllokohen rrugët kur lëviz Lleshi (Lleshaj) i Kallam Dështakut!

Përforcimet me mijëra policë për vizitën e djeshme të zv/ministrit të parë antikushtetues, antiligjor Lleshi (Lleshaj) në Elbasan.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Elbasani i blinduar nëpër rrugë. Gjatë gjithë rrugës Tiranë- Elbasan, sidomos në qytet, qindra e qindra polici. Merret vesh se në orën 15 ka mbërrit me eskortë të përforcuar makina e zv/ministrit të brendshëm = ministër në Drejtorin e policisë sikur udhëtonte në një zone të pushtuar nga krimi. Mbarimi i takimit po ashtu me shumë përforcime sa rruga e metalurgjisë ishte bllokuar. Lind pyetja përse? Nga kush ruhet zv/min i rendit? Po qytetarët shqiptarë kush i ruan? A nuk janë edhe ata bij nënash? Zoti ma ruajt. Nflm i nderuar Doktor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!