Buxheti i ri i Rilindjes godet të varfërit dhe pamundurit, analiza e PD për asistencën, pagën minimale, pensionet...

Premte, 16 November 2018 14:50

Partia Demokratike e ka konsideruar buxhetin e vitit 2019 si buxhetin më antisocial. Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, tha se 'Buxheti antisocial 2019 godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale, mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë shërbyesish të pushtetit."

Buxheti i Rilindjes nga viti në vit ka vetëm një synim, godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë që nuk janë më të fortët, por shërbyesit e pushtetit.
Varfëria në Shqipëri nuk është më varfëri ekonomike, është plakje popullsie dhe shkretëtim i kapitalit human dhe burimor.
Me këtë buxhet rilindas që, vit pas viti e shet Shqipërinë në koncensione për tre dekadat e ardhshme, arratia e të aftëve, e profesionistëve, e krahut më vital të punës është varrosja e mirëqenies dhe zhvillimit.

NDIHMA EKONOMIKE
Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit në Shqipëri, ata që jetojnë pa asnjë të ardhur dhe që nuk u është dhënë asnjë mundësi për të punuar. Vetëm në dy vite familjet në mjerim janë shtuar me 50 mijë.
Jemi në vitin e dytë të të ashtuquajturës “Reformë e Ndihmës Ekonomike” dhe mbahen të fshehura pikët e përcaktimit dhe përllogaritjes së varfërisë.
Nga 103 mijë para 5 vitesh, sot përftojnë afërsisht 80 mijë dhe pjesa tjetër mbahet varur çdo muaj nën presionin dhe iluzionin se do t’i mëshirojnë ose do t’i përdorin si peng vote.
Jemi në vitin e gjashtë të buxhetimit rilindas dhe duket sikur shqiptarët s’kanë qënë të gjallë, por të vdekur në shifra, se çdo vit e njëjta shifër fikse për varfërinë. 6 vite rradhazi po e njëJta shifër asnjë rritje dhe asnjë zbritje. Sipas rilindjes në 6 vite asnjë nuk u bë as më pak i varfër, as më shumë i varfër.
Kur këto familje abandonohen, siç po ndodh, janë po xhepat shqiptarëve që do ta paguajnë me shtrenjtë e shumëfish braktisjen e tyre. Ky nuk është kursim, por shpenzim edhe më i madh. Sepse varfëria deri në mbijetesë do të prodhojë krimin dhe krimi mbajtjen e burgjeve e gjykatave e kostove të ndëshkimit. Varfëria e 50 mijë familjeve të braktisura do të kushtojë jo vetëm jetët e tyre, por edhe shumëfish nga taksat e shqiptarëve.

PAGA MINIMALE

Paga minimale parashikohet të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtimi i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Ashtu si është paraqitur nga Konfederata e Sindikatave, rritja e pagës minimale duhet të ishte 280 mijë lekë në muaj, nga 240 mijë që është aktualisht.

PENSIONET

Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacionit, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë 2%. Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë indeksuar si breshka me nga 2 %, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%.

Një pensionist që sot paguan bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35 % më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë dhe i është shtuar edhe taksa e pronës, e për ironi në disa Bashki paguan edhe taksë arsimi, me 2 përqind të indeksimit të pensionit, nuk mund të përballojë rritjen mbi 42% të shpenzimeve të jetesës. Pensionistët duhet ta dinë se as këtë indeksim minimal nuk do ta marrin që nga 1 janari, por vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro.

TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

Përgjatë një viti beteja e përfaqësuesve të të përndjekurve politikë u përcoll me premtime nga qeveria se “askush nuk do të mbetej pa paguar, sidomos trashëgimtarët e parë”. Buxheti i 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish të përndjekurve politikë nga 20 milion dollarë në 10 milionë dollarë. Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur në histori.

ALTERNATIVA E PD

Shqipëria po përballet me sfidën më të madhe të 30 viteve të fundit, shkretimin plakjen e popullsisë së vet nga shterimi i njerëzve më aktive më vitale për ekonominë e vendit. Kjo sepse rilindja ka vetëm një mision, të pasurojë një pakicë shërbyesish duke shteruar shumicën që e vjel.

Programi ynë që nis me taksimin e sheshtë, jep zgjidhje çlirimit të ekonomisë dhe uljes së informalitetit, i jep zgjidhje motivimit të profesionistëve dhe mosavantazhimit të pakicës në kurriz shumicës.

Masat që Partia Demokratike do të marrë për ndalimin e koncesioneve që e kanë shitur të ardhmen e vendit duke i kthyer ato në mbështetje të të pamundurve; ku çdo familje në nevojë do të marrë ndihmë ekonomike dhe paga minimale do të pasqyrojë shtrenjtimin e jetës.

Aplikimi i një vizioni ekonomik të thjeshtë e transparent duke ndalur koncensionimin e Shqipërisë duke e kaluar atë në investime për të ndërtuar shanset e barabarta për arsim dhe kujdes shëndetësor është zgjidhja e vetme e domosdoshme dhe e menjëhershme për të ndaluar shkretimin e Shqipërisë në mundësi dhe në njerëz.

auto_Ndihma_ekonomike_16_Nentor1542375002.jpg

auto_Ish_te_perndjekurit_16_Nentor1542374997.jpg

 

 

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 15:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Eurostat: Veriu shqiptar më i varfëri në Europë

Aktualitet

Eurostat: Veriu shqiptar më i varfëri në Europë

Të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë janë vetëm sa 24% e mesatares së shteteve të Bashkimit Europian (BE), duke e renditur atë në rajonin më të varfër të...

Policia e Elbasanit publikon listën më te rrezikshmit, ja kush janë më të kërkuarit(FOTO)

Aktualitet

Policia e Elbasanit publikon listën më te rrezikshmit, ja kush janë më të kërkuarit(FOTO)

Policia e Elbasanit në një postim në Facebook, ka publikuar listën e peronave më të kërkuar të këtij qarku. Këtë herë forcat e rendit kanë zgjedhur që mos të bëjnë shënim...

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

Globi

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë. Siç...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!