Berisha: Loja me territoret e Kosovës për llogari të Beogradit e ka paralizuar vendin

Saturday, 17 November 2018 14:41

Një grusht argatësh të Beogradit në Prishtinë, kanë marrë flamurin e Serbisë së Madhe dhe e tundin atë në Prishtinë dhe nëpër botë. Kështu deklaroi ish-Kryeministri Berisha gjatë një takimi me Prof.Dr. Milazim Krasniqi, drejtues i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Berisha tha gjatë takimit se loja me terrotoret e Kosovës për llogari të Beogradit, ka paralizuar disa aspekte jetike, në veçanti njohjet e Kosovës. Berisha tha se pozitiv mbetet fakti që ky projekt ogurzi nuk e mbështet askush në botën shqiptare, me përjashtim të Edi Ramës.

"Te dashur miq, dje prita ne nje takim shkrimtarin e njohur Prof. Dr. Milazim Krasniqi, drejtues i departamentit te gazetarise ne universitetin e Prishtines dhe bashkepuntoret e tij, pedeagoge dhe gazetare Gëzim Qerim, Faton Ismajli, Muahmet Jahiri, Alban Zeneli, me te cilet pata nje diskutim te zgjeruar lidhur me zhvillimet ne Shqiperi dhe Kosove.

Ne kete takim ne ndame pikpamje te njejta per momentet kritike qe po kalon sot Kosova dhe kombi. 
Nje grusht argatesh te Beogradit ne Prishtine, ne nje akt pabesie dhe thike pas shpine per Kosoven dhe kombin shqiptar, kane marre falmurin e Serbise se madhe dhe e tundin ate ne Prishtine dhe neper bote. Loja me territoret e Kosoves per llogari te Beogradit ka paralizuar faktikisht ne disa aspekte jetike ate, ne veçanti njohjet e saj.

Eshte tejet pozitiv fakti qe kete projekt ogurzi ne boten shqiptare nuk e mbeshtet njeri perveç Edvin Kristaq Rames. Ate e kane kundershtuar te gjitha forcat politike te Kosoves por mungesa e marrjes se pergjegjesive per zgjedhjen e nje ekipi perfaqesues ne negociata te te gjithe spektrit politik, pa argatet e Beogradit, ka bere te mundur qe keta albanofobe, keta Miladinere shqipfoles apo Rrahman Morinë te sotem te luajne me fatet e saj. Takimi ishte i hapur! sb

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

Globi

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë. Siç...

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Aktualitet

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Ky vit akademik është bërë më i shtrenjtë për të gjitha nivelet e studimit. Librat dhe mjetet shkollore kanë kushtuar më shumë që nga shtatori 2018 gjithashtu edhe shërbimet arsimore...

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Globi

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Rrëzimi i një peme ka rezultuar fatale për një çift në Selanik. Burrë dhe grua po punonin në kopshtin e oborrit të shtëpisë, kur një palmë aty u rrëzua duke...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!