Soros qindra milionë USD amerikanësh për financimin e axhendës anti-amerikane

Premte, 07 December 2018 15:56

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka financuar axhendën e majtë radikale të George Soros me qindra miliona dollarë për Fondacionet për Shoqëri të Hapur (OSF) kudo në botë, siç mësohet nga detaje të zbuluara nga Judicial Watch.

Në një raport special investigative, Judicial Watch dokumenton lidhjen financiare midis njësive të financuara nga SHBA dhe OSF për zhvillimin e programit të filantropit hungaro-amerikan, i cili synon destabilizimin e qeverive legjitime, të fshijë kufijtë kombëtarë, shënjestron politikanë konservativë, financon trazira civile, minon institucionet e arsimit të lartë dhe orkestron kriza refugjatës për përfitime politike.

Raporti special ilustron edhe lidhjen financiare e njerëzore midis Fondacioneve për Shoqëri të Hapur me qeverinë e SHBA.

Më 2018, OSF projektoi shpenzimin e mbi 530 milionë dollarëve për të promovuar axhendën radikale globaliste të Sorosit në çdo qosh të botës nën maskimin e përkrahjes së qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike, fuqizimin e shtetit ligjor dhe promovimin e korrektësisë në sistemet politike, ekonomike e ligjore.

Raporti tregon se realiteti është krejt ndryshe. Soros, me ndihmën e dollarëve të taksapaguesve amerikanë nxit një axhendë majtiste radikale, e cila në SHBA ka përfshirë: promovimin e kufijve të hapur me Meksikën dhe luftën kundër fuqizimit të masave për imigracionin; provokimi i dis’harmonisë racore me anë të financimit organizata racore anti-kapitaliste; financimi i lëvizjes Black Lives Matter dhe i organizatave të tjera të përfshira në trazirat në Ferguson, Missouri; dobësimin e integritetit të sistemit elektoral amerikan; promovimi i abortit financuar me paratë e taksapaguesve; nxitja e kujdesit shëndetësor të manaxhuar nga shteti; kundërshimi i përpjekjeve anti-terror të SHBA; promovimi i marrëveshjeve të ndryshme të dyshimta transnacionale për klimën të cilat kërcënojnë sovranitetin amerikan; dhe punën për avancimin e kontrollit mbi armpt dhe fshirjen e mbrojtjes sipas Amendamentit të Dytë.

Rrjeti Soros është i angazhuar në përpjekje aktive për të ndikuar në politikë, ekonomi dhe shoqëri në rang global, përfshirë Evropën (Shqipëri, Maqedoni, Rumani, Hungari) dhe Amerikën Latine (Honduras, Guatemala, Meksikë).

Judicial Watch ka investiguar me sukses dhe ka dokumentuar veprimtarinë e rrjetit të OSF teksa ai operon, me paratë e amerikanëve, për të minuar dhe manipuluar sovranitetin e republikave kushtetuese dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, Judicial Watch ekspozoi përpjekjet e përbashkëta të qeverisë amerikane dhe Sorosit për destabilizimin e qeverisë së zgjedhur të qendrës së djathtë në Maqedoni.

Rekordet e siguruara nga JW tregojnë se ambasadori amerikan në Maqedoni punoi në prapaskenë me OSF për të kaluar shuma të mëdha dollarësh për këtë çështje, duke shkaktuar ndërhyrje të ambasadorit amerikan në punët e brendshme, në shkelje të Konventës së Vienës mbi Marrëdhëniet Diplomatike. Paratë – rreth 5 milionë dollarë – kaluan përmes Departamentit të Shtetit dhe USAID.

Raporti i ri identifikon filialet e OSF kudo në botë që marrin fonde nga qeveria amerikane, si dhe shifrat alarmuese. Operacionet e Sorosit janë shumë të sofistikuara dhe realizohen përmes grupeve politike, akademike, ligjore, fetare.

Përgatiti SYRI.net

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 11:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Politikë

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Pas skandalit në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera...

Studenti i Infermierisë: Protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria

Aktualitet

Studenti i Infermierisë: Protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria

Studenti i Infermierisë, por në një Universitet privat thotë se i është bashkuar protestës pasi sipas tij kauza është e të gjithë shqiptarëve. Ai tha në maratonën e Ora News se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!