"Po të vjen fundi"/ Qytetarët masakrojnë Ramën ne Facebook

Diel, 01 Prill 2018 15:12

Kryeministri Edi Rama është kundërshtuar masivisht në rrjetin social Facebook, për komentin e tij në lidhje me protestën e organizuar të shtunën pranë tunelit të Kalimashit, ku qytetarët e qarkut të Kukësit dhe shumë të tjerë të ardhur nga Kosova, shkatërruan dhe i vunë flakën kabinave të pagesës së faturës së rrugës në shenjë proteste.

Përmes një shënimi të shkurtër, kryeministri Rama ka paralajmëruar pasoja për ata protestues që janë përfshirë në dëmtimin e pronës publike dhe sulmet ndaj forcave të rendit.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!“,- shkruan Edi Rama në Facebook.

Nga ana tjetër, qytetarët të irrituar nga taksat gjithmonë në rritje të qeverisë socialiste, kanë reaguar po aq të rebeluar përmes komenteve të tyre në faqen zyrtare të kryeministrit në rrjetin social Facebook.

Janë mbi 1 mijë komente, deri tani, që kundërshtojnë me forcë fjalën e kryeministrit të vendit në Facebook, duke i kujtuar atij se protesta e radhës do të jetë para Kuvendit të Shqipërisë.

Një tjetër komentues i shkruan Ramës se po të vjen fundi, pasi Shqipëria dhe shqiptarët duhet të respektohen dhe një udhëheqës duhet të jetë i përulur para halleve të vendit.

Siç vijon me tej komentuesi, duke i kujtuar edhe njëherë se është populli ai që e ka vendosur në këtë detyrë dhe do jetë po ai që do e rrëzoi nga ajo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"Opozita do të dalë shumë shpejt në rrugë"

Politikë

"Opozita do të dalë shumë shpejt në rrugë"

Për herë të parë, një lider i partive të opozitës ka treguar se çfarë diskutohet në mbledhjet me dyer të mbyllura. Duke folur në studion e SYRI.net, Kryemadhi ka treguar se...

Ndalohen ish-drejtori i Spitalit Berat dhe juristi

Aktualitet

Ndalohen ish-drejtori i Spitalit Berat dhe juristi

Ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit Idlir Frasheri , ish Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres...

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...