LISTA/ Çmendet qeveria: Të gjitha rrugët me pagesë

Hënë, 02 Prill 2018 09:47

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit. Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza. Sipas tij, në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.

Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi. Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës LevanTepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër. Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometra, pagesa për automjetet sipas konsulentit duhet te jetë mesatarisht 2.5 euro. Ky është propozimi i konsulentit ndërkombëtar. Qeveria ka lajmëruar se, pas rrugës Milot-Morinë, tarifa e kalimit do të vendoset edhe në akse të tjera, por pa specifikuar se cilat do të jenë ato.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...