SHKODËR/ BASHA ZOTOHET PËR NDËSHKIM NDAJ TË KORRUPTUARVE

Hënë, 02 Prill 2018 13:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, në Shkodër ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë, është shprehur se ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet. Ai vazhdoi më tej duke theksuar se populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre.

“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Një Parti Demokratike e çliruar nga korrupsioni nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin e njerëzve të shkodranve dhe të shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të lirisë sot se gjithë çfarë kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim as nuk do ti harrojmë kur të vijë ora e përgjëgjësisë së pushtetit, nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët. Nuk do të ketë pushtetarë, nga kryeministri deri te punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do të japë llogari”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Hënë, 02 Prill 2018 13:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...