Basha del para mediave: Edhe biznesi i vogël të mos i paguajë taksat kësaj qeverie

Tuesday, 03 Prill 2018 16:46

 Kryedemokrati Lulzim Basha I qendron vendimit të opozitës për mosbindje civile. Në një deklaratë të papritur opër mediat,  Basha u bëri thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksa dhe tarifa. “Rama I grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç. Merr miliona euro nga taksa e qarkullimit, por nuk I përdor për rrugët. Dhe sot vendos një tjetër taksë për rrugën. Ky është taksim I dyfishtë. Prandaj jemi për mosbindje civile. Kjo është një thirrje edhe për sipërrmarrjet e vogla që të mos paguajnë” tha Basha.

Sipas tik taksat nuk po shkojnë për shërbime porn ë xhepat e oligarkëve. “E bën këtë për të mbushur xhepat  e tyre. Paratë e shqiptarëve nuk I shërbejnë shqiptarëve. Së dyti, është një reagim ndaj padrejtësisë. Një javë i la kohë Edi Rama me prokurorinë Arbër Çekajt të arratisej megjithëse kishte sjellë 180 mln euro kokainë. Saimir Tahiri ju dha makinën trafikantëve të drogës dhe është kapur nga përgjimet e antimafies, është i lirë. I lirë bredh edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar si trafikant ndërkombëtar droge ” tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Ibrahimoviç mahnitet nga talenti i jashtëzakonshëm i 7-vjeçares

Sport

VIDEO/ Ibrahimoviç mahnitet nga talenti i jashtëzakonshëm i 7-vjeçares

Los Angeles Galaxy u kthyen te fitorja pas 2 humbjeve radhazi në kampionatin amerikan të futbollit dhe këtë e bëjnë duke mposhtu Seattle sounders me rezultatin e pastër 3-0. Zlatan...

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

Show-biz

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

I famshmi Will Smith ose më saktë, Williard Carrol “Will” Smith Jr. lind në Filadelfia 25 shtatorin e vitit 1968, i dyti nga katër fëmijë. Një artist poliedrik që ka...

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Bota Shqiptare

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Autoritetet greke thonë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën...