Studimi që mbahet i fshehur, konçensionari do marrë lek edhe nga buxheti i shtetit për "Rrugën e Kombit"

Tuesday, 03 Prill 2018 17:22

5000 deri në 6000 automjete në ditë qarkullojnë mesatarisht në Rrugën e Kombit. Të dhënat janë publikuar nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet, sipas të cilës, rreziku i uljes së numrit është i një shkalle të vogël. Koorporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet ka detajuar edhe lëvizjen e automjeteve në rrugën e kombit.Sipas IFC-së, gjatë periudhës Mars 2014-Mars 2015 lëvizën rreth 5000 deri në 6000 automjete në ditë. Me tarifën minimale prej 5 euro, koncesionari do të arkëtojë 10 milionë euro vitin e parë.

Kurse zyrtarisht, sipas kontratës, në total pas 30 vitesh, koncesionari arkëton nga tarifa e kalimit në tunel minimalisht 336 milionë euro. Studimi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet, tregon se flukset e trafikut janë të paqëndrueshme, duke iu referuar kryesisht muajve të verës dhe funjavave me diell për shkak të udhëtimeve të shqiptarëve drejt Tiranës apo bregdetit shqiptar. Sipas tabelës së studimit të IFC niveli më të lartë i trafikut numëron rreth 6,400 automjete në ditë.  Nuk përjashtohet rreziku se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeverisë i duhet të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro. Në kontratë është parashikuar gjithashtu se nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga korporata Financiare ndërkombëtare 5000 automjete në ditë, fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Show-biz

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Këngëtarja Enca Haxhia shfaqet gjithnjë mjaft ekstravagante në postimet e saj në rrjete sociale. Këtë herë e shohim me një paruke të kuqe e veshur në mënyrë tejet provokuese. E veshur...

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Politikë

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Përfaqësuesit e PS-së mungojnë në emisionin ‘Opinion’, Mima: Do kisha preferuar t’i kisha përballë Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Demokratike sa i...

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Aktualitet

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asaj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar...