Vasili flet për bojkotin e parlamentit dhe strategjinë e "Frontit opozitar"

Tuesday, 03 Prill 2018 17:41

Nuk ka vendim për bojkot të Kuvendit, por do ketë protesta në të gjithë vendin". Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në "45 minuta". Vasili sqaroi se protestat do kenë karakter ekonomik dhe shoqëror e do shtrihen në të gjithë vendin.

"Ka një aksion që ka vënë në lëvizje të gjithë opinionin publik. Do të ketë protesta me fokus ekonomike dhe shoqërore në të gjithë vendin. Nuk ka vendim për bojkot të parlamentit. Ky është një sistem skllavërues taksash. I ka kritikuar edhe FMN, ka qenë një politikë e gabuar që ka dëmtuar dhe shkatërruar të varfrit dhe ka ndihmuar oligarkët. Shqipëria është vendi i parë në Europë për emigracionin të moshës 7-17 vjeç. Kjo është tragjedia më e madhe që po përjeton ky vend. Është raportuar sipas organizatave ndërkombëtare, sipas Zërit të Amerikës".

I pyetur për qëndrimin e deputetit të LSI Robert Bitri, i cili u shpreh kundër vendimit për mosbindje civile, Vasili tha se ai ka qenë i painformuar për mbledhjen e grupeve parlamentare të PD dhe LSI. "Zoti Birtri nuk ka qenë dje në mbledhjen e dy grupeve dhe nuk është informuar për këtë çështje".  

Duke komentuar protestën e të shtunës te “Rruga e Kombit”, Vasili tha se taksa e vendosur nga Rama është grabitje. "Protesta ishte qytetare. Kishte edhe shumë njerëz të PS të cilët në darkë kryeministri i përjashtoi në mënyrë të turpshme. Sigurisht dhuna e ushtruar nga policia ishte jo profesionale, jashtë vendit dhe kohës. Provokim për dhunën ishte mungesa e dialogut të qeverisë. U prit një kohë e gjatë që dikush nga shteti të shkonte dhe të negocionte, dhe dëgjova që kryeministri do negocionte pasi të zhvilloheshin ngjarjet".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Globi

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni. Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me...

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Aktualitet

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net. “Ne përkrahim politikën e një...