Luçiano Boçi deklaratë të fortë për rrëzimin e qeverisë

Tuesday, 03 Prill 2018 18:04

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, i ftuar në Fax News është shprehur se qeveria e ka prishur kontratën me qytetarët e thjeshtë dhe po i grabit nëpërmjet konçensioneve dhe shtimit të taksave. Ai ka thënë se është në krah të protestuesve.

“Ne kemi qenë pranë tyre, jemi pjesë e protestës dhe kemi bërë kërkesë për lirimin e të arrestuave pasi mbahen në mënyrë të padrejtë.  Konsistenca jonë ka qenë e madhe për të marrë informacion, do të jemi në vazhdimësi me qytetarët pasi kjo është detyra e opozitës”, 

Gjithashtu Boçi është shprehur se çështja e tarifimit duhet parë në mënyrën e ndërtimit të rrugëve dhe sesi shqiptarët i paguajnë.

Opozita është për mirëmbajtjen e rrugëve por jo për ti grabitur shqiptarët dyfish, se boll po grabiten shqiptarët me taksa që po rriten përditë’

“Mosbindja civile duhert të shtrihet në të gjitha shtresat, bisneset, njerëzve të thjeshtë e tjerë sepse Rama po u merr të ardhmen.

Kemi një projekt kriminal të një bande që ka marrë logon e një partie. Është vjedhje duke noteruar ligje, kjo kontratë nuk duhet zbatuar.

Gjithë ky agresivitet në Kukës, 23 fugonë për 23 të ndaluar . Ku ishin këto për habilajt, Balilin?”, tha deputeti i cili më pas shtoi se opozita nuk është për të shembur shtetin por për të tronditur qeverinë që të tërhiqet nga rruga e saj pasi po u merr të ardhmen shqiptarëve.

Boçi duke shpjeguar se çfarë nënkuptonte me mosbindje civile u shpreh se qytetarët most ë shojnë në sportele të paguajnë taksat.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...