Ndryshimi i ministrave, që të shpëtojë Rama

E mërkurë, 21 Janar 2015 01:00

Edi Rama nuk mund ta amnistojë veten për krizën e rëndë ekonomike, eksodin dhe lidhjet me krimin e korrupsionin masiv, duke pudrosur kabinetin nëpërmjet një rotacioni ministrash. Kontrabandimi i Tahirit apo i dikujt tjetër nga një ministri në një ministri tjetër thjesht riciklon të keqen që na ka sjellë Edvini. Publiku kërkon dorëheqjen e kryeministrit, jo bërjen kurban të ndonjë ministri, që ka qenë tepër besnik ndaj porosive të shefit

Edi Rama nuk mund ta amnistojë veten për krizën e rëndë ekonomike, eksodin dhe lidhjet me krimin duke pudrosur qeverinë e tij nëpërmjet një rotacioni ministrash. Është mëse e qartë tashmë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët se vendi ka nevojën për një rotacion qeverish, për një qeveri të re pa Edi Ramën dhe ministrat e tij. Nuk mund të kapërdihet mjerimi i shqiptarëve kaq lehtë, me ca dokumente ku ministrat këmbehen me njëri tjetrin ndërkohë që vendi qëndron po në këtë batak. Tentativa të tilla për të gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët me një “roza-rozina” ministrash janë simptoma të një qeverie në rënie. Po po, të një rënie pasi përkulja e qeverisë Rama është një fazë tanimë e kaluar. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk mund të amnistohet duke kaluar në një ministri tjetër, ashtu siç nuk mund të amnistohet vetë Rama duke qëndruar në postin e kryeministrit ndërsa ministrat i nënshtrohet një rrethrrotullim karrigesh ministrore. Vendi gjenden në një krizë të rëndë politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Ekonomia ka rënë dëshmor nga politikat eksperimentale të Edvinit, shqiptarët janë rrugëve nëpër Europë duke jetuar nëpër çadra bashkë me refugjatët sirianë, investimet e huaja duken aq larg sa më parë investojnë për ndonjë ujësjellës në planetin Mars sesa tek kjo xhunglën anti-kapital që ka krijuar qeveria. Krimi na është bërë qeveri dhe qeveria na është bërë krim. Avionët me drogë po mbulojnë diellin e Italisë ndërsa narko-trafiku ka gjetur rehati tek makina e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Kudo ku hedh sytë, sheh vetëm mjerim, korrupsion, vrasje dhe eksod. Këto gjëma për vendin nuk ka ardhur nga faktorë “rastësorë” apo “madhorë”, a thua ndonjë fatkeqësi natyrore apo kriza evropiane. Jo! Kjo paketë e mjerimit ka ardhur bash me qeverinë e Ramës. Mu aty ku ka vënë dorë Edvini, mu aty është harlisur mjerimi. Varfërimi i shqiptarëve po arrin pragun e zisë së bukës ndërsa biznesi që mbante sado-pak ekonominë e vendit shihet se po mbyll qepenat për shkak të gjobave dhe terrorit fiskal të qeverisë. Kur një qeveri arrin “suksesin” që një biznesmen ta bëjë të varfër, imagjinoni se në ç’mjerim e ka zhytur atë të varfrin e punësuar tek biznesmeni.

Me këto veti, kjo e Edi Ramës nuk është qeverisje, por një pushtim i mirëfilltë. Vrapi për të plaçkitur, për të mbledhur sa më shumë taksa, për të rrënuar e për të dëbuar popullsinë i sjell vetëm një pushtim. Në fakt, ai ka arritur që të gjithë cenet e veta, pra imazhin e vetë negativ ta përcjellë në çdo veprim të tij politik. Arroganca, prepotenca, snobizmi, pandjesia për tjetrin përbëjnë qeverinë e tij. Ndryshimi i ministrave është një ritual që synon ta nxjerrë atë të pafajshëm për korrupsionin, për lidhjet me krimin, për krizën ekonomike dhe për eksodin. Ai pandeh se duke i bërë një makijazh qeverisë nëpërmjet rotacionin do të arrijë katarsisin e vet. Por, çka po dëshmohet dita-ditës, thjesht duke parë frigoriferin bosh, xhepat bosh, mungesën e shkollimit për fëmijët, të rinjtë që marrin rrugët e eksodit, vrasjet, korrupsionin, kriminelin deputet, kryebashkiak e në çdo post tjetër shtetëror, të gjitha këto faktojnë se burimi i të këqijave që kanë pllakosur vendin është Edvin Rama. Kësisoj, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të kryeministrit, e jo të ministrave. Kontrabandimi i Tahirit apo i dikujt tjetër nga një ministri në një ministri tjetër thjesht riciklon të keqen që na ka sjellë Edvin Rama.

Modifikuar më E mërkurë, 28 Mars 2018 21:42

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para’ nga data 19 deri 25 nëntor

Lifestyle

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para’ nga data 19 deri 25 nëntor

Renditja e fatit të shenjave të Horoskopit për këtë javë, sipas astrologut Paolo Fox: Luani 1: Ju jeni duke fituar. Edhe kur ndodh që ju e gjeni veten në vështirësi dhe mund...

Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar

Globi

Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në bord. Avioni i vjetër...

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Lifestyle

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Më të rrezikshmit janë shtigjet e panatyrshëm që ndjek në jetën tënde, detyrimet që i merr përsipër për të mos zhgënjyer, gjested që i mban përbrenda nga frika se mos...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!