Edmond Spaho: Nesër mosbindje civile, opozita do të jetë në krah të qytetarëve

E mërkurë, 04 Prill 2018 16:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i futuar në studion e emisiionit “opinion” në televizionin “News24” ka deklaruar se opozita është e vendosur për mosbindje civile dhe në krah të qytetarëve.

“Nesër do të ketë mosbindje civile, do të jemi në krah të qytetarëve.  Në Kukës u protestua për bukën e gojës”, tha Spaho

Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës ishte arbitrar, pasi nuk u mor në konsideratë fakti se arrestimi i qytetarëve u bë në kundërshtim me ligjin, në orët e para të mëngjesit. Ai tha se ata u morën pa këpucë nga banesat e tyre, dhe u dhunuan.

“Gjatë zhvillimit të gjyqit rrethuan gjysmën e vendit me polici, diktaturë është kjo. Në gjykatë u ushtrua dhunë nga policia. Të gjithë janë arrestuar në datën 31 pas orës 02:00 të mëngjesit, i kanë marrë pa këpucë, në sy të fëmijëve, i kanë dhunuar, dhe i kanë sjellë në Tiranë. Duhet në radhë të parë të shohësh pamjet, të përgatisësh provat dhe pastaj të lëshosh urdhër-arrestet. Për asnjërin nga ata 23 të arrestuarit nuk ka urdhër arreste personale. Protestuesit u provokuan, o goditën me shkop gomë, madje u goditën me gurë, a keni dëgjuar të procedohet ndonjë polic. Pse procedohen vetëm qytetarët. Ky është shteti? Lënë të lirë trafikantët, dhe arrestojnë ata që janë pa para, pa bukë”, u shpreh Spaho.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Prill 2018 16:26

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!