Vendim i papritur i bizneseve të vogla: Nesër ulim qepenat

E mërkurë, 04 Prill 2018 18:55

Nesër bizneset e vogla në të gjithë vendin do të ulin qepenat për rreth dy orë. Kjo grevë vjen në formë kundërshtimi për përfshirjen e këtij biznesi në skemën e TVSH.

Dyqanet do të ulin qepenat. Biznesi i vogël dhe i mesëm të enjten nis grevën e paralajmëruar rreth dy javë më parë. Nga ora 10 deri në 12 përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël thonë se do të mbyllin sipërmarrjet e tyre për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

“Greva bëhet për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël, sepse janë të papërballueshme dhe po çojnë në falimentim mijëra e mijëra biznese. Greva bëhet pë rpëtmirësimine kloimës për të bërë biznes në vendin tonë. Greva është fillimi protestave, por nëse nuk anulohet TVSH nga qeveria, greva do të përshkallëzohet”.

Shoqata e Biznesit të Vogël ka përllogaritur që brenda vitit 2018 rreth 50 mijë biznese do të mbyllen. Për këtë arsye i kërkuan kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga vendimi.

Pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20% për bizneset që qarkullojnëmë shumë se dy millionë lekë në vit ka nisur nga një prilli. Tatimet kanë përllogaritur se numri i sipërmarrjeve që përfshihen në skemë është 11 mijë e 500, por konsulentët fiskalë mendojnë se shifra është më e lartë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!