Berisha flet për raportet me Bashën, kërkon bashkim me të pakënaqurit

E mërkurë, 04 Prill 2018 21:12

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje indirekte të përjashtuarve dhe “armiqve” të Bashës që të lënë mënjanë përplasjet dhe të vijnë në PD për të dhënë kontributin e tyre, në një kohë kur sipas tij revolta qytetare kundër qeverisë ka nisur dhe nuk do të ndalet.

Në një intervistë për INTV, Berisha e analizon protestën dhe tubimet e qytetarëve për taksën e Rrugës së Kombit si një shenjë të qartë se tashmë ka ardhur koha për të rrëzuar qeverinë përmes protestës.

Madje Berisha shprehet se kryetari i PD-së e ka bërë tashmë apologjinë, dhe sipas mendimit të tij kjo kërkesë për falje do të reflektohet në veprime konkrete.

“PD është në një proces bashkimi të kontributeve. Kryetari dhe grupi i statutit ka bërë ndryshime, dhe është i hapur për ndryshime, në të cilat duhet ta gjejnë veten në parimet që besojnë edhe njerëz të cilët për arsye objektive apo subjektive janë ligjërisht të zemëruar e të pakënaqur. Sikundër kryetari është shprehur se ka njohur gabimet e tij. Kur një njëri njeh gabimet kjo do të thotë se merr masa, njeh përgjegjësinë e gabimeve dhe natyrisht përcakton rrugën e kapërcimit të pasojave të këtyre gabimeve”, tha Berisha.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Prill 2018 21:15

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Numri i personave të zhdukur në Kaliforni nga zjarri shkon në 631

Globi

Numri i personave të zhdukur në Kaliforni nga zjarri shkon në 631

Numri i njerëzve që mungojnë në Kaliforninë veriore të përfshirë nga zjarret shkatërruese  ka arritur në më shumë se 600 persona dhe janë gjetur shtatë trupa të tjerë, sipas autoriteteve...

Si do të jetë moti ditën e sotme

Aktualitet

Si do të jetë moti ditën e sotme

Deri në mesdite vendi ynë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave lokale në veri-verilindje duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe...

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen "28 Nëntori" pas Postës, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!