Protesta e opozitës/ Akset rrugore që do të bllokohen

E Enjte, 05 Prill 2018 08:59

Opozita do të nisë sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile të shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore. Deputetët e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër rritjes së vazhdueshme të taksave. 

Protesta e sotme nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00, ndërsa akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë: rrethrrotullimi Milot për Veriun, rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Në lidhje me protestat që priten të zhvillohen ditën e sotme ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila  pohon se nuk ka marrë asnjë njoftim ligjor për tubime dhe përgjegjsit do përballen me ligjin.

“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cënojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë" - thuhet ndër të tjera.

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 09:25

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

A e ndiet tërmetin që lëkundi vendin mbrëmjen e sotme?

Aktualitet

A e ndiet tërmetin që lëkundi vendin mbrëmjen e sotme?

Një tërmet ka tronditur qendrën e vendit mbrëmjen e së martës rreth orës 21:05. Lëkundjet janë ndjerë pjesërisht në disa zona. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik ose rreth 31...

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Aktualitet

Vatikani pas takimit Meta- Papa Françesku: Shqipëria ti bashkohet BE

Papa Francesco, priti në një takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së këtij të fundit në Vatikan. Biseda mes papës dhe presidentit Meta, u fokusua tek e...

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Aktualitet

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës... shqiptarit i shkon keq “teatri”

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit.Media lokale bën me...