Rama tërhiqet? Nuk ka taksë për Rrugën e Kombit

E Enjte, 05 Prill 2018 10:58

Nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se: “Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”.

Ai ka pranuar se para vendosjes së pagesës duhej bërë konsulta me qytetarët.

“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domsdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, pohoi Rama në Kuvend.

Por Rama tha se kjo ka qenë risi dhe është nisur nga praktikat ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka kryer informim më herët.
“Do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpmaja psikologjike për njerëit e painfomruar sa duhet dhje pastaj të vendosur në shënjestrën e të tjerëve për tu përdorur si mish për top për axhendat e tyre”, tha Rama.

 

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 12:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!