Mblidhet KDK-ja, Kryemadhi: Tahiri duhej të kërkonte falje në vend që të shantazhonte Ramën

Premte, 04 May 2018 17:44

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së ditën e sotme,  kryetarja Monika Kryemadhi, tha se Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë peng i njëri-tjetrit dhe të dy janë pengje të krimit të organizuar.

Po ashtu ajo kryetarja e LSI-së shtoi se dorëzimi i mandatit nga Tahiri ishte inskenim i Ramës, ndërsa theksoi se ish-ministri i Brendshëm duhet të tregonte dinjitet dhe të kërkonte falje dhe jo të shantazhonte Ramën.

“Tek gjërat tek Saimir Tahiri nuk do t’i thotë, ai është peng i shefit të tij, janë peng i njëri tjetrit. Nuk ka njeri që ta hetojë. Nuk ka asnjë fjalë të sinqertë në apologjinë e tij. Nëse Saimir Tahiri të paktën duhet të kërkonte ndjesë përdoruesve të drograve, që Shqipëria mban vendin e parë në përdorimin e kokainës. Do kërkonte falje dhe nuk do të shantazhonte me gjuhë kriminelësh bashkëpunëtorin e tij, Ramën. Shqipëria sot po përjeton një nga ditët më të vështira.

Është misioni ynë që të largojmë Edi Ramën, dua të përmend se shpesh dëgjojmë batuta të Ramës dhe suflerëve të tij që kërcënojnë krerët e LSI-së. Por të gjitha këto kërcënime do t’i kthehen kokës pasi Rama është peng i mafias dhe marrëveshjeve ku ai ka lënë peng veten e vet, familjen dhe Shqipërinë.”

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 17:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Show-biz

Nuk do e besoni sa kushtojnë këto vathë të Lori Hoxhës!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për aksesorët e saj të shtrenjtë. Këtë herë e shohim me një palë vath mjaft të bukur në formë pistoletë të Saint Laurent. Shifra...

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...