MASHTRIMI/PD ZBARDH LISTËN: JA KUSH ISHIN ZYRTARËT QË ‘BISEDUAN’ ME RAMËN NGA KUKËSI

E Enjte, 05 Prill 2018 15:04

Zyra e propagandës e qeverisë vijon me mashtrimet e mëdha për shqiptarët. Rama nga Kukësi në fakt nuk bisedoi me qytetarë të zakonshëm por me vartësit e tij. Partia Demokratike ka zbardhur listën e zyrtarëve të drejtorive shtetërore që kanë dalë sot dhe kanë biseduar me Edi Ramën në një takim online, pasi kryeministri nuk shkon dot në Kukës.

Sipas PD-së, takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.

Reagimi i plotë i PD-së:

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha             - Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha           - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina            - Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu       - Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça       - Mësuese

Afrim Hoda             - OSHEE

Ledian Halilaj           - Zyra Punës

Skënder Ahmeti        -DAR

Çlirim Spahiu           - Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi             -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota             -Drejtor i IKMT-së

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 15:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!