FOX NEWS: SKEMA 9 MILIONË DOLLARË, SOROSI FINANCOI RAMËN PËR KAPJEN E DREJTËSISË

E Enjte, 05 Prill 2018 16:00

Rrjeti televiziv amerikan FoxNews i ka kushtuar një vëmendje të gjerë financimit të të majtës shqiptare nga miliarderi George Soros me paratë e taksapaguesve amerikanë, gjatë administratës Obama. Grupi Judicial Watch zbuloi skandalin, duke zotëruar 32 faqe rekorde nga Departamenti i Drejtësisë, të cilat tregojnë pagesën e 8.8 milionë dollarëve për fushatën “Drejtësi për të gjithë” (Justice for All).

Sipas USAID, që mbështeti projektin Drejtësi për të Gjithë, ai synonte fuqizimin e efektivitetit dhe transparencës së gjykatave në Shqipëri, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe një sistem drejtësi më eficent.

Por Judicial Watch thotë se paratë u përdorën specifikisht për t’i dhënë qeverisë socialiste shqiptare kontroll më të madh mbi sistemin e gjyqësorit.

“Administrata Obama shpenzoi pa u ndjerë të paktën 9 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë në bashkëpunim direkt me George Soros në përkrahje të qeverisë socialiste në Shqipëri”, tha të mërkurën në një deklaratë Tom Fitton, presidenti i Judicial Watch. “Është indinjuese që Departamenti i Shtetit lejoi operacionin e Sorosit të ndihmonte në dërgimin e parave të taksapaguesve drejt grupeve të tjerë”.

Një zyrtar i USAID-it tha për Fox News të mërkurën se agjencia nuk i ka dhënë parà Fondacionit Soros në Shqipëri.

Por Judicial Watch thotë se rekordet që zotëron zbulojnë se Departamenti i Shtetit i dha Fondacionit për Shoqëri të Hapur të Sorosit “burime financiare direkte” për shërbimin e financimit të programit të tij në Shqipëri. Një raport, datë 10 shkurt 2017 mbi “Angazhimin me Open Society Foundation për Shqipërinë” deklaronte se “si një nga ofruesit kryesorë të asistencës në Shqipëri, përfaqësues të Open Society Foundation ftohen shpesh të marrin pjesë në shqyrtime teknike të aplikacioneve që marrim për financim”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...