Vokshi: Kemi hyrë në stinën e protestave, fjalën e ka sovrani

E Enjte, 05 Prill 2018 18:53

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se Shqipëria ka hyrë në stinën e protestave. Për mediat, deputetja demorkate theksoi se ky është vetëm fillimi kur qeveria bëhet palë me krimin. “Kemi hyrë në stinën, në pranverën e protestave, ky është vetëm fillimi. Kur qeveria dhe kur shteti bëhet palë me krimin. Kur shteti shkel kushtetutën, kur shtetit arreston qytetarë vetëm se protestojnë atëherë fjalën kush e merr? E merr sovrani, dhe opozita do të dëgjojë sovranin. Ne sot jemi palë me qytetarët. Axhendën e vendosin qytetarët dhe ne do jemi në mbështetje të tyre. Fjalën e ka sovrani nuk e kam më qeveria”. Vokshi tha se vendimi nëse do të bojkotojnë apo jo parlamentin i takon qytetarëve. “Ai është një vendim që nuk e marrim në, ne do bëjmë çfarë do na kërkojnë qytetarët. Do bëjmë atë çfarë sovrani do të na kërkojë. Deputetja e PD tha se thirrja e Komisionit Hetimor ditën e djeshme u bë për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodhte në seancën gjyqësore për 23 të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit. “Parlamenti është privatizuar nga Rama. Dje ishte skandal thirrja e komisionit hetimor. Komisioni Hetimor është i propozuar nga opozita dhe nuk mund të thirret pa u thirrur nga kryetari. Nuk është e vërtetë ajo që pretendon mazhoranca. Ishte thjesht për të tërhequr vëmendjen nga ajo çka po ndodhte nga shtet rrethimi nga deklaratat që po bënin 23 qyetetarët të cilëve iu bë një gjyq politik dje”.

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 19:04

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!