"Grushti i kuksianëve" Rama del sërisht të kërkojë falje

E Enjte, 05 Prill 2018 22:08

Në studion e emisionit “Opinion” edhe një herë Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike përballë banorëve të Kukësit, lidhur me tarifën e vendosur për qarkullimin aty.

Rama ka pohuar se qeveria është konsultuar me një institucion si IFC.

“Pjesa më problematike për të cilën kam kërkuar ndjesë publike dhe mbajmë përgjegjësi përballë banorëve dhe opinionit që është shqetësuar me të drejtë. Është përgjegjësi e jona direkt.

Një strategji komunikimi do duhej të ishte ndërtuar duke patur parasysh edhe faktin që ka patur shumë dezinformim, manipulim dhe përpjekje për të nxitur zjarrin, dhe në kuptimin jo vetëm simbolik. Kjo ka ndodhur në një boshllëk, të lënë prej nesh”, u shpreh Kryeministri.

Por, I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse qytetarët nuk do shkonin në protestë, a do ta pranonin gabimin, Rama është përgjigjur:

“E vërteta është që ne kemi patur një mangësi për të cilën mbajmë përgjegjësi. Ne qysh prej fundit të muajit shkurt kemi ngritur një grup pune për të adresuar problematikën e banorëve, adresuar në kontratë”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!