Hajdarmataj ia plas në sy faktet Tahirit: Ke drekuar me Moisi Habilajn në Greqi

Tuesday, 15 May 2018 12:55

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, që ka në dorë çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, ka deklaruar ditën e sotme se tashmë është e provuar se ai ka drekuar në Greqi me Artan Habilajn.

Hajdarmataj deklaroi se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi, dhe po priten përgjigje qe do te ndihmojnë me tej hetimet.

“Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Tahiri në shumë raste e ka mohur se ka takuar vëllezrit Habilaj, të cilën ishin në krye të një grupi të trafikut të drogës drejt Italisë.

Prokuroria ka prova të qarta, se Tahiri kur ishte ministër, i ka ndihmuar atë për të kryer këtë veprimtari kriminale, ndërsa si shkëmbim ka marrë lekë dhe dhurata.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 13:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të mëdhatë s’falin, por Lyon befason City

Sport

Të mëdhatë s’falin, por Lyon befason City

Bayern Munchen, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus arritën t’i fitojnë takimet e tyre, ndërsa zhgënjimi i mbrëmjes ishte Manchester City. Bayern fitoi në transfertë, 0-2 ndaj Benfikës, ndërsa Manchester United...

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për kufijtë, projekti i Thaçit një taktikë politike

Bota Shqiptare

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për kufijtë, projekti i Thaçit një taktikë politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, në studion e ‘Opinion’ deklaroi se nuk do pranohet një marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve. Kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk e...

Aksidentohet 47-vjeçari në Gjirokastër, e zë poshtë masivi i gurëve

Aktualitet

Aksidentohet 47-vjeçari në Gjirokastër, e zë poshtë masivi i gurëve

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë. Shoferi ka qenë me një mjet të tonazhit të rëndë të ngarkuar me gurë. Spondi i...