Hajdarmataj: Ai ruante drogën e Habilajve dhe ndenji në punë më shumë se unë

Tuesday, 15 May 2018 15:01

Prokurori i çështjes së Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj ka folur sot për Sokol Boden  ka thënë se ndonëse për të ka pasur prova që ishte një nga personat që ruante drogën e Habilajve, ai arriti të qëndronte tre vite në detyrën e drejtorit të Postës së Dhërmiut.

Një gjë e tillë shtoi prokurori nuk ndodhi me të.

“Unë u shkarkova, nuk munda të qëndroj tre vite në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”,- tha me ironi Hajdarmataj, teksa kërkonte të gozhdonte ish-ministrin me provën e re, atë të emërimit të Bodes, në një post kyç.

I bindur që Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, prokurori nuk ka nguruar të deklarojë në sallën e gjyqit që ai përbën rrezik për prishjen e provave.

Ndërkohë, nga ana tjetër ish-ministri është parë të replikojë me gjykatësen dhe të thotë se për të ishte e njëjta gjë si masa arrest me burg ashtu edhe arrest shtëpie.

“Për mua është njësoj si arresti me burg, si arresti i shtëpisë. Unë nuk kam ndërmend të largohem nga vendi. Këtu do jem për të pritur drejtësinë”,- ka thënë ish-ministri/ news24

sokol bode

hajdarmataj

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luftëtari nuk fiton as këtë ndeshje, Ventspils e eliminoi nga “Europa League”

Sport

Luftëtari nuk fiton as këtë ndeshje, Ventspils e eliminoi nga “Europa League”

Ekipi i Luftëtarit nuk ia arriti që të merrte një fitore e cila mund t’i siguronte kalimin në fazën tjetër të “Europa League” as pas kësaj ndeshjeje. Ata arritën që të...

Maribor mund Partizanin, ‘të kuqtë’ largohen nga 'Europa League'

Kulturë

Maribor mund Partizanin, ‘të kuqtë’ largohen nga 'Europa League'

Për ekipin shqiptar të Partizanit ndeshja e sotme ka qenë eksperienca e fundit për këtë sezon të “Europa League”. Pas humbjes një javë më parë në kryeqytet, ‘të kuqtë’ janë mundur...

Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë

Aktualitet

Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë

Janë zbuluar fotot e personit, i cili gjatë përplasjes së sotme ndaj tentativës së Policisë për ta arrestuar, në Radhimë, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë të uniformave...