Basha me kuksianët: Të vazhdojmë të gjithë së bashku deri në fund këtë kryengritje qytetare

Premte, 06 Prill 2018 16:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në krah të disa prej protestuesve të liruar dy ditë më pare dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se këta persona janë trajtuar në mënyrë shtazarke dhe që mbijetuan me shumë vështirësi.

Kreu i opozitës e akuzoi ish-kryeministrin për terrorin ndaj protestuesve. Basha i bëri thirrje gjithë qytetarëve të vazhdojnë kryengritjen deri në dhënien fund të pushtetit aktual.

“Sapo kam pritur burrat, prindërit, baballarët nga Kukësi të cilët pasi u trajtuan në mënyrë shtazarake janë liruar me kusht. Janë njerëzit që mbijetojnë me mund dhe vështirësi, dhe përballen me varfëri ekstreme, të cilëvë u është vënë trau te dera. U ngritën për mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve. Edi Rama i do në burg dhe U ka ngrItur një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit. Jam krenar që jam sot krah tyre. Edi rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij, dhe nuk kupton brengën e njerëzve të thjeshtë. Por futja në bunker është dhe fundi i autokatëve të korruptuar. Ju bëj thirrje të vazhdojmë kryengritjen e qytetarëve, aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit, deri në fund , të këtij shteti grabitqar.”- tha ndër të tjera Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...