Ish-deputeti i dënuar për prostitucion ka ende ndikime në PS, emëron drejtor njeriun e tij

Tuesday, 15 May 2018 19:10

Edi Ramës nuk i ndahet shpirti nga njerëzit e inkriminuar. I dënuari për shfrytëzim prostitucioni Arben Ndoka, ish-deputeti i Ramës, që u detyrua të linte mandatin për akuzat e forta të përfshirjes në trafiqe vazhdon të bëjë ligjin në Qarkun e Lezhës.

Screenshot_12.png

55news.al ka investiguar emërimet në administratë në këtë qark. E një ndër emërimet më të fundit është ai i Drejtorit të Agjencisë së Konsumatorit dhe Ushqimit.

Në këtë pozicion pa meritokraci dhe jashtë sistemit të Administratës Civile është emëruar Ernest Ndreca. Në një kontroll të thjeshtë në profilin e  Ndrecës, për të parë se cilat ishin meritat e emërimit të tij, siç mund ta shihni edhe ën foton e mëposhtme duket CV-ja e pasuruar me aktivitete e përfshirje në fushatat elektorale të Partisë Socialiste.

ernesttt.pngernest ndreca 2.png

ernest ndreca.png

(Me shigjeta nga e majta në të djathtë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu)

Në fotot e ëmsipërme Ernest Ndreca shfaqet edhe me ish-deputetin socialist i kapur nga ligji i dekriminalizimit.  Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit.

E për ta lidhur me emërimin e drejtorit të ri të AKU, ky është sistemi që Rama ka aplikuar për emërimin në administratë. Mjafton të shërbesh në fushatat elektorale dhe të zbatosh urdhërat e personave si Arben Ndoka që ti ta meritosh vendin e punës.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 19:55

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...