Dalin mashtrimet e Ramës me bashkëbisedimet, nuk zgjidhet problemi i qytetarit (foto/video)

Tuesday, 15 May 2018 19:24

Premtimet që Rama i bën qytetarëve gjatë takimeve me ta harrohen menjëherë pas largimit. I tillë është rasti i premtimit të bërë një qytetari për dokumentet e shtëpisë në qytetin e Laçit.

Ndonëse Rama e kërcënoi në sy drejtorin e Hipotekës në Laç se do ta hiqte nga puna nëse nuk i zgjidhte problemin një qytetari, përsëri ai nuk e zgjidhi hallin e shtetasit Genci Lama.

Biseda e Ramës me drejtorin e Hipotekës në datën 8 maj

Drejtori i Hipotekës: Për sa kohë që jam unë drejtues te zyra regjistrimit zotëria nuk ka ardhur tek unë, por me dijeninë që kam, ka mbivendosje.

Rama: Ai ka shtëpinë aty, nesër në mëngjes zotëria do të vijë të të takojë. Pastaj do çosh specialistët dhe mbi bazë te situatës faktike, do ti japësh certifikatën, se  mbi vendosja është për shkaqe hartash. Shko zgjidh situatën faktike dhe jepi certifikatën në dorë dhe pasdite pres lajmin nga ty që e zgjidhe problemin, po s’erdhi lajmi nga ty te unë, do vijë lajmi nga unë te ty dhe nuk do jetë pozitiv.

Drejtori i Hipotekës: Në rregull.

Me shpresën që problemi të ishte zgjidhur 3 ditë me pas, stafi Boom udhëtoi ne fshatin Shullaz të Laçit për të takuar zotin Genc Lama. Por gjatë këtij investigimi bashkëshortja e zotit Lama tregoi se ende nuk e kanë marrë certifikatën e pronësisë.

"Na premtuan por nuk u bë gjë. Burri ngeli te dera e Hipotekës ka 3 ditë akoma nuk po na e zgjidhin", tha gruaja.

Gazetarja  shkoi te Hipoteka e Laçit ku takoi zotin Genc Lama i cili ndodhej atje për dokumentat e shtëpisë. Ai tha se zyra e Hipotekës në Laç i ka kthyer përgjigje kryeministrit po hallin e tij ende nuk e ka zgjidhur.

"Unë e kam shtëpinë e ndërtuar që në vitin 1974 dhe këto nuk më pajisin me certifikate pronësie, thonë që shtëpia jote është 200 metra më lart te komshiu. Pse me rrota është shtëpia ime?", tha Genc Lama.

Ndërkohë gjatë këtij investigimi në kërkesën për takim me Drejtorin e Hipotekës përgjigja që u mor ishte jo.

Në përgjigjen që ZRPP në Laç i ka kthyer qytetarit thotë se:

“Kjo pjesë kadastrale është zonë kodrinore dhe është e pamundur të bëhet përmirësimi i Hartave pa instrumenta matëse përkatëse te cilat zyra jone nuk i disponon”.

"I lutem kryeministrit të më japë certifikatën", tha Lama.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 19:42

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjimnazistët e Beratit në protestë, përkrahin studentët

Aktualitet

Gjimnazistët e Beratit në protestë, përkrahin studentët

Gjimnazistët në Berat janë ngritur në protesta në përkrahje të studentëve. Nxënësit e gjimnazit 'Kristaq Capo' nuk u futën në mësim dhe dolën në sheshin qëndror të qytetit për të protestuar...

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!