Fakte skandaloze: Si e kishte kthyer Saimir Tahiri Policinë e Shtetit

E mërkurë, 16 May 2018 10:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje Orges Liperin, pronarin e ligjshëm të skafit me të cilin ka udhëtuar Tahiri për në Greqi.

Sipas deklaratës së tij, Orges Liperi e ka blerë skafin në Itali, paratë për të cilin nuk dihet se ku janë marrë. Skafi është blerë për llogari të Roni Shqopës, ish-drejtor i shtëpisë së pushimit nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, me qëllim përdorimin e skafit nga ish-ministri Tahiri.

Roni Shqopa ka ndërmjetësuar në blerjen e skafin midis Liperit dhe një shtetasi italian.

Sipas Liperit, faturat e rregullimit të skafit të prishur të ankoruar në Brindizi, Itali me vlerë 30 mijë euro janë paguar nga Boge Budini, ish-drejtor i policisë Kufitare Durrës dhe Roni Shqopa.

Roni Shqota dhe Boge Budini  janë dy punonjës të tjerë policie që i shtohen listës së policëve që i kanë shërbyer ish-ministrit Tahiri dhe bandës së vëllezërve Habilaj.

Po ashtu, sot u bënë publike dhe detaje nga dosja hetimore se si një tjetër polic, Naim Brahimaj, ka punuar për llogari të ish-ministrit Tahiri dhe bandës Habilaj.

Naim Brahimaj dhe Artan Habilaj në gusht 2014, kanë takuar Saimir Tahirin në Greqi dhe kanë marrë skafin e tij të prishur për ta dërguar në Itali. Naim Brahimaj ka qenë ish-shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”. Aktualisht, ai është inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Në 2017-ën të tjerë drejtues të lartë të policisë u morën në pyetje për veprime ose mosveprime në favor të Habilajve dhe Tahirit.

Kështu në 11 nëntor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje Edi Merkajn, Drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Prokuroria dyshon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka dekonspiruar aksionin dhe kanë lejuar arratisjen e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaeld Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Në fillim të nëntorit 2017, u shpallën në kërkim nga policia për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj grupi i strukturuar i drejtuar nga Jeard Çelaj, ish-shef i Policisë në Vlorë ku bënin pjesë Alban Çelaj, ish-shefi i Policisë Shkodër; Gjergji Kohila, shef i krimeve Vlorë; Sokol Bode, ish-shef i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Enkeled Greku, ish-drejtor i Postës së Policisë Selenicë.

Deri më tani, nga përgjimet e dosjes Habilaj dhe dëshmitë e personave të përfshirë në hetim në Shqipëri, 11 funksionarë të shtetit ndër to Saimir Tahiri dhe deputetja Elona Gjebrea dhe 9 punonjës të lartë të policisë janë nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sepse me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar që grupi kriminal Habilaj të funksionojë.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 10:10

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ngjyra e syve tregon një pjesë të karakterit, zbulojeni…

Show-biz

Ngjyra e syve tregon një pjesë të karakterit, zbulojeni…

“Sytë janë pasqyra e shpirtit dhe shpirti është drejtues i jetës tuaj”. Të paktën kjo është ajo që shumë psikologë e pohojnë vazhdimisht. Ka informacione të ndryshme që flasin për personalitetin...

Euro false, kapet 63-vjeçari në Shkodër, në kërkim 2 të tjerë

Aktualitet

Euro false, kapet 63-vjeçari në Shkodër, në kërkim 2 të tjerë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 63-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë që akuzohen për posedim dhe përdorim kartëmonedhash të falsifikuara Nga strukturat e Drejtorisë...

Statusi i Thaçit për korrupsionin thyen rekord me "ha ha ha"!

Bota Shqiptare

Statusi i Thaçit për korrupsionin thyen rekord me "ha ha ha"!

Duket se Presidentin kosovar Hashim Thaçi shumica nuk e marrin seriozisht kur flet për korrupsionin.  Në një postim të tijin në rrjetet sociale, në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, nga rreth...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!