NJË TJETËR PARTI KUNDËR TAKSËS/ PDIU: MBËSHTESIM KUKSIANËT

Premte, 06 Prill 2018 17:35

Ka reaguar në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit një tjetër parti politike. Bëhet fjalë për PDIU e cila nëpërmjet një komunikate ka shprehur se është e shqetësuar për përshkallëzimin  dhe rëndimin e situatës dhe i bën thirrje qeverisë që të heqë taksën 5 euro dhe të përpiqet për të vendosur një taksë të arsyeshme.

PDIU e ka cilësuar Rrugën e Kombit si arteria kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe jo një biznes.

Ajo ka shprehur mbështetjen e plotë për qytetarët kuksianë dukle thënë për ta se I kanë dhënë një mësim të mirë klasës politike.

Deklarata e plotë:

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në vend pas vendimit të pakonsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”.

PDIU vëren me shqetësim përshkallëzimin dhe rëndimin e situatës dhe i bën thirrje maxhorancës:

  1. 1. Të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.

“Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund ti ndajmë akoma me politika të tilla, kur qytetarët e Shqipërisë paguajnë disa herë për rruget nëpërmjet pagesës së Taksës së Qarkullimit, Taks-Regjistrimi dhe Akcizë mbi karburantet. Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milion euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milion euro në vit.

Kjo tarifë do të godiste rëndë turizmin e shqiptarëve të Kosovës i cili sjell vitalizim dhe rritje të ekonomisë Shqiptare.

Ky është një hap tjetër në vazhdën e pengesave që krijojmë me Kosovën, si barriera e tarifave doganore apo kriza qesharake për patatet, çimento apo specat dhe i gjithë ky absurd ndodh kur folklorizmi patriotik i pushtetarëve bërtet për Bashkim Kombëtar.

  1. 2. Për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve.

Për PDIU-në, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” DUHET TË JENË PA PAGESË.

Këto janë dy arterie që lidhin Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Por po kaq të rëndsishme janë këto dy arterie për Qarkun e Kukësit dhe Dibrës, si dy nga qarqet më të varfëra të vendit dhe të pa integruara në ekonominë e vendit.

  1. 3. PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike Shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojne kur arroganca e kësaj maxhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i ben Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike.

Këta njerëz janë minimalisht siç e pranon dhe Kryeministri, viktima të mosinformimit nga qeveria të një vendimi aspak profesional e transparent.

PDIU i bën thirrje klasës politike shqiptare për një pakt kombëtar e dakortësi të munguar në këtë tranzicion të gjatë për:

– Integrimin europian me një axhendë të dakortësuar nga të gjithë.

-Implementimin e reformës në drejtësi ku politka duhet ti mbajë duart larg.

-Për një ligj të ri për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve të ushtronin demokracinë direkte e të vendosnin për taksat, ambientin, planet urbane etj.

Kjo do të ishte e vetmja zgjidhje në kushtet kur demokracia me përfaqësim nuk është funksionale dhe është ozurpuar nga kryetarët e partive.

-Për reformën elektorale që mbahet peng nga dy partitë e medha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!