Eurokomisioneri: S’ka negociata pa peshq të mëdhenj

E mërkurë, 16 May 2018 15:53

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka paralajmëruar vendin tonë se pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat

Në një intervistë për të gazetën gjermane Stuttgarter-Zeitung, komisioneri tha se nëse nuk do të ketë arrestime të atyre që i quan peshq të mëdhenj, BE mund edhe të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.

Sipas Johannes Hahn, ndonëse Shqipëria ka bërë progres në reforma, rastet e korrupsionit deri më sot nuk kanë nxjerrë para drejtësisë asnjë prej peshqve të mëdhenj.

“Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të realizohen gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit.

Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.

Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen, se rastet e korrupsionit dalin para drejtësisë dhe peshqit e mëdhenj nuk kursehen.

Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Sidoqoftë, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”,- ka deklaruar komisioneri Hahn.

Megjithatë, ai shprehet se deri në qershor, pret nga Këshilli Europian që të japë një vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Intervista e e Johannes Hahn vjen në prag të takimit të Sofjes, ku krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë mbi të ardhmen e vendeve të Ballkanit në BE.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Foto/ Kukësi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Aktualitet

Foto/ Kukësi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Një stuhi e fortë kanë përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti...

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Aktualitet

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Të sëmurët me dializë  nuk mund të zbresin shkallët në spitalin e Shkodrës pasi ashensori gjatë gjithë ditës është jashtë funksionit. Siç duket dhe nga pamjet, njerëz me karrike me rrota...

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Aktualitet

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla. “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka...