Lulzim Basha: Rama e vërtetoi, krimi i organizuar drejton qeverinë, policinë dhe prokurorinë

E mërkurë, 16 May 2018 17:19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron shfaqjen e sotme të Edi Ramës, që e mbajti në grupin parlamentar socialist,  të njëjtë me ditën kur doli në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe të bandës së tij të Habiljave.

“Shfaqja e Edi Ramës sot është po aq e neveritshme dhe e pabesueshme sa ishte dy vjet më parë, kur u mohonte shqiptarëve se Agron Xhafaj ishte i dënuar për drogë.

Mes propagandës, gënjeshtrave, kërcënimeve dhe ultimatumeve Edi Rama foli për gjithçka, por nuk u tha shqiptarëve asnjë fjalë pse Shqipëria sot ka për Ministër të Brendshëm një person që është subjekt i ligjit Antimafia.

Edi Rama sot mori rolin e ekspertit audio, të prokurorit dhe të gjyqtarit që do të burgosë opozitën, por jo të kryeministrit që, më e pakta që duhet të bënte, ishte t’i kërkonte Ministrit të tij të Brendshëm të mbante përgjegjësi pse nuk ka zbatuar ligjin antimafia dhe ta largonte atë!

Mbrojtja e Fatmir Xhafajt dhe jo shkarkimi i tij nga Edi Rama është një provë e re sesi krimi i organizuar drejton të gjithë segmentet e shtetit: Qeverinë, Policinë dhe Prokurorinë”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Aktualitet

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Policia dhe forcat speciale kanë rinisur operacionin 'Forca e Ligjit" kundër klanit 'Bajri", këtë radhë në Lezhë dhe në Laç, ku janë shoqëruar 17 persona, 41 mjete luksoze janë bllokuar...

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Aktualitet

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

​Një grabitje ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Korçës nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe shtëpia e grabitur i përket një biznesmeni korçar. Mësohet...

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Aktualitet

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm. Nga burimet e policisë mësohet se refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në...