Berisha për Xhafën: “O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!”

E mërkurë, 16 May 2018 18:25

 Rama bën çdo gjë për të shpëtuar kokën e tij këto janë fjalët që ka thënë Ish-kryemninistri Berisha për çështjen e Agron Xhafajt.

Përmes një postimi në ‘facebook” Berisha ka ka shkruar se Rama dhe Xhafa u betuan për kokën e Agronit për të shpëtuar “menderet e tyre”, “Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!” shkruan ish-kryeministri.

Qëndrimin e ministrit të Brendshëm Berisha e quan të turpshëm, “Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.”

Postimi i plotë:

O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!

Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.

Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.

Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen!

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 18:32

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luftëtari nuk fiton as këtë ndeshje, Ventspils e eliminoi nga “Europa League”

Sport

Luftëtari nuk fiton as këtë ndeshje, Ventspils e eliminoi nga “Europa League”

Ekipi i Luftëtarit nuk ia arriti që të merrte një fitore e cila mund t’i siguronte kalimin në fazën tjetër të “Europa League” as pas kësaj ndeshjeje. Ata arritën që të...

Maribor mund Partizanin, ‘të kuqtë’ largohen nga 'Europa League'

Kulturë

Maribor mund Partizanin, ‘të kuqtë’ largohen nga 'Europa League'

Për ekipin shqiptar të Partizanit ndeshja e sotme ka qenë eksperienca e fundit për këtë sezon të “Europa League”. Pas humbjes një javë më parë në kryeqytet, ‘të kuqtë’ janë mundur...

Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë

Aktualitet

Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë

Janë zbuluar fotot e personit, i cili gjatë përplasjes së sotme ndaj tentativës së Policisë për ta arrestuar, në Radhimë, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë të uniformave...