Reagimi i menjëhershëm i PD: Xhafaj kërcënoi Ramën me rrëzimin e qeverisë

E mërkurë, 16 May 2018 20:38

Pas daljes publike të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili hodhi poshtë akuzat e opozitës, madje i cilësoi ato trillime dhe shantazhe, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Në një dalje publike për mediat deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi se edhe Fatmir Xhafaj në daljen e sotme publike bëri të njëjtën gjë si Tahiri dikur, që u shfaq me lot në sy teksa kërcënonte Ramën. Po ashtu Alibeaj tha se Xhafaj paralajmëroi Ramën se nëse ikte ai, binte qeveria.

“Kushdo që ka parë sot Famtir Xhafaj të bëjë viktimën e një komploti iu kujtua Tahiri që derdhte lot në një natë kur shantazhonte Ramës. Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur për Ramës, pro ai njësoj si Tahiri paralajmëroi Ramën se largimi i tij është rënie e qeverisë”, tha Alibeaj.

Deklaratë e deputetit, Enkelejd Alibeaj

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg! 

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!

Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë! 

Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë! 

E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara! 

Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia! 

Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia! 

Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm! 

Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!

Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! 

Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon  me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!

Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë!

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 20:56

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

170 raste të rënda mashtrimi në gjykatën e Tiranës, fatura disa milionë euro

Aktualitet

170 raste të rënda mashtrimi në gjykatën e Tiranës, fatura disa milionë euro

Fenomeni i mashtrimit për të përfituar para ka kthyer në viktima me qindra persona. 170 raste janë duke u trajtuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa janë shumë herë më tepër...

Foto/ Arrestohen hajdutët e karburantit të TAP-it (emrat)

Aktualitet

Foto/ Arrestohen hajdutët e karburantit të TAP-it (emrat)

Nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në kuadër të punës për kapjen e personave që shkelin ligjin finalizuan me sukses Operacionin e koduar "Gostencka", u...

Çmendet moti, së shpejti pritet të bjerë dëbora e parë

Aktualitet

Çmendet moti, së shpejti pritet të bjerë dëbora e parë

Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, në vendin tonë po mban mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet ndryshim i kushteve atmosferike në ditët në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!