Alibeaj: Xhafaj gënjeu... ai është pjesë e hetimit për veprimtari kriminale

E mërkurë, 16 May 2018 19:48

Pas daljes publike të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili hodhi poshtë akuzat e opozitës, madje i cilësoi ato trillime dhe shantazhe, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Në një dalje publike për mediat deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi se edhe Fatmir Xhafaj në daljen e sotme publike bëri të njëjtën gjë si Tahiri dikur, që u shfaq me lot në sy teksa kërcënonte Ramën.

Po ashtu Alibeaj tha se Xhafaj paralajmëroi Ramën se nëse ikte ai, binte qeveria.

“Kushdo që ka parë sot Famtir Xhafaj të bëjë viktimën e një komploti iu kujtua Tahiri që derdhte lot në një natë kur shantazhonte Ramës. Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur për Ramës, pro ai njësoj si Tahiri paralajmëroi Ramën se largimi i tij është rënie e qeverisë”,- tha Alibeaj.

“Opozita ka denoncuar edhe më parë lidhjet e Ramës me krimin dhe mafien. Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk do trembemi nga një bandë qeverisëse në pushtet që kërcënon opozitën”,- mbylli deklaratën e tij Alibeaj.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 20:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Aktualitet

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Rreth orës 02:00 Kamza është tronditur nga breshëria e automatikut dhe lënda plasëse (tritol). Objekt i sulmit është kompleksi i vëllezërve Halili i vendosur në qendër të qytetit, vetëm 500...

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

Sport

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100...

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Globi

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Një burrë është arrestuar pasi ka përplasur makinën me barrierat e sigurisë të vendosura jashtë godinës së Parlamentit, duke lënë të plagosur disa persona, njofton policia. Incidenti ndodhi rreth orës 07:37...