Samiti i PPE historik/ Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të reformohen dhe...

E mërkurë, 16 May 2018 21:03

Partia Popullore Europiane përmes një deklarate shprehet se sot është një moment historik në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor për të ardhmen e gjithë Rajonit.

"PPE është mbledhur sot në Sofje me një qëllim të vetëm - të përsërisim mbështetjen tonë të qartë për një zgjerim të besueshëm dhe perspektivën e pranimit evropian të partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor.

Politika e zgjerimit të BE-së ka qenë një nga mjetet më të suksesshme për të sjellë stabilitet dhe paqe në kontinentin tonë dhe ne duhet të bëjmë gjithshka të mundshme për të udhëhequr Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre të BE. Ballkani Perëndimor është partneri ynë më i ngushtë gjeografikisht, historikisht dhe ekonomikisht dhe BE nuk do të jetë e plotë deri sa rajoni të jetë pjesë e bashkimit tonë.

Por angazhimi i PPE dhe BE për të sjellë Ballkanin Perëndimor në Union duhet të plotësohet me punën e tyre të vazhdueshme për të reformuar vendet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet fqinjësore dhe dypalëshe në frymën e pajtimit.

Përderisa përparimi i secilit vend do të gjykohet në bazë të kushteve të rrepta, Ballkani Perëndimor duhet të sigurojë që të gjitha reformat t’i japin përparësi luftës kundër korrupsionit, duke krijuar një sistem të pavarur të drejtësisë ku mbizotëron sundimi i ligjit.

Këto janë hapa të domosdoshme për t'i dhënë shpresë brezave të ardhshëm, për të tërhequr investitorë të rinj, për të krijuar vende të reja pune dhe për të luftuar nivelet endemike të papunësisë së të rinjve në rajon.

Sot, PPE është angazhuar edhe një herë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE si investimi më i mirë gjeostrategjik për një Europë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar bazuar në vlerat e përbashkëta.

Ne shpresojmë që Ballkani Perëndimor të jetë i gatshëm të bashkohet  me përpjekjet tona për të mirën e popullit të tyre dhe vendit të tyre ", thuhet në një deklaratë të bërë publike në përfundim të Samitit të sotëm të mbajtur në Sofje.

Presidenti i PPE,  Joseph Daul , gjithashtu vlerësoi përpjekjet e suksesshme dhe të përkushtuara të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov për të vendosur Ballkanin Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në BE gjatë Presidencës Bullgare të BE.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Aktualitet

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Rreth orës 02:00 Kamza është tronditur nga breshëria e automatikut dhe lënda plasëse (tritol). Objekt i sulmit është kompleksi i vëllezërve Halili i vendosur në qendër të qytetit, vetëm 500...

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

Sport

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100...

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Globi

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Një burrë është arrestuar pasi ka përplasur makinën me barrierat e sigurisë të vendosura jashtë godinës së Parlamentit, duke lënë të plagosur disa persona, njofton policia. Incidenti ndodhi rreth orës 07:37...