Poezia që deputeti i LSI thotë se i shkon përshtat Ramës së sotëm

E mërkurë, 16 May 2018 21:48

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj denoncimeve të opozitës për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Vasili shkruan në rrjetet sociale se Kryeministrin sot e vuri përfund krimi. Madje sipas Vasilit, krimi e ka zënë për fyti, e shantazhojnë,  e përçmojnë, e përdorin dhe ai vjedh për ta.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministrin sot e vuri perfundi krimi.Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti, e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta.  Por nuk shpeton dot, nuk vrapon dot se eshte frymepaket dhe ligsht i frikur. Fatin tanime s'e ndryshon dot, eshte shume shume vone dhe ai e di...me mire se ata..

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, 

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,

Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka! 

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.

Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi, 3 të arrestuar në Berat

Politikë

Vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi, 3 të arrestuar në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohet se vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi. Finalizimi i operacionit të koduar "Gostencka" çoi në arrestimin e...

Meta pret në takim zv/kryeministrin kosovar, ja për çfarë diskutuan

Aktualitet

Meta pret në takim zv/kryeministrin kosovar, ja për çfarë diskutuan

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn. Ka qenë vet Meta ai që ka postuar një foto nga takim me Hoxhajn, ndërsa shkruan se...

"Mjeshtër i Madh", dekorohet pas vdekjes rekordmeni i atletikës Sadik Demiraj

Aktualitet

"Mjeshtër i Madh", dekorohet pas vdekjes rekordmeni i atletikës Sadik Demiraj

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Mjeshtër i Madh” rekordmenin e atletikës Sadik Demiraj. Demiraj u vlerësua sot gjatë një ceremonie nga Meta për kontributin e njohur shumëvjeçar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!