Nga Samiti i Sofjes/ Keqqeverisja largoi shqiptarët, kërkesat për azil pengojnë negociatat

E Enjte, 17 May 2018 14:04

Nga Samiti i Sofjes vijnë lajme gjithnjë e më të këqija për shqiptarët. Në një shkrim të gazetës prestigjioze gjermane, Tagesspiegel thuhet se se Presidenti francez Emanuel Macron është veçanërisht kritik me Shqipërisë.

“Mbi të gjitha, presidenti francez Emmanuel Macron ka rezerva për hapjen e shpejtë të negociatave me Shqipërinë. Arsyeja: vitin e shkuar, ndryshe nga Gjermania, Franca ka shënuar një rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, krahasuar me një vit më parë.

Në fillim të kësaj jave, Macron hodhi poshtë shqetësimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në një takim që zgjati një orë e gjysmë në Pallatin Elize, Paris”, shkruan gazeta.

Sidomos i ashpër u tregua presidenti francez, Emmanuel Macron: “Unë jam shprehur mbi këtë pikë. Jam në favor që Ballkani t’i bashkëngjitet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Ka diskutime në vijim dhe duhet të vazhdojmë t’i zhvillojmë.

Duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrategjike e imja. Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funskionimin më të mirë të Bashkimit Europian.

15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj. Dhe mendoj, se kjo nuk i shërben as vendeve kandidate as neve vetë duke pasur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe që shkon gjithnjë drejt zgjerimit. Por jam në favor që Ballkanit të ketë një dialog strategjik të përforcuar, një perspektivë dhe që ne të ndjekim nga afër reformat që bëhen dhe t’i inkurajojmë ato pa hiprokrizi”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!