Lobimi i Ramës? Lajme të këqija nga Samiti i Sofjes, Macron: Jo, zgjerimit të BE

E Enjte, 17 May 2018 14:10

Presidenti i Francës Emmanuel Macron vazhdon të ketë qëndrimin e tij të palëkundur se BE nuk duhet të zgjerohet njëherë për njëherë.

Duke folur mesditën e sot në Sofje, Macron është shprehur se ‘BE duhet fillimisht të bëjë reforma radikale e reale e më pas duhet menduar për një zgjerim’.

Duke folur për vendet kandidate dhe Ballkanin, presidenti i Francës është shprehur se duhen para me shumë kujdes dhe ashpërsi.

‘Jam pro integrimit të vendeve të Ballkanit, por ne duhet ta shohim zgjerimin me shumë ashpërsi dhe kujdes. Sa herë që zgjerohemi, ne shikojmë se dobësohemi’, është shprehur Emmanuel Macron në Sofje, ku po organizohet samiti BE-Ballkan.

"Nuk jam në favor të lëvizjes drejt zgjerimit para se të kem të gjithë sigurinë e nevojshme dhe para se të bëhet një reformë reale për të lejuar funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian".

Ballkani ka mbështetur axhendën e BE-së pasi liderët e Unionit janë alarmuar për ndikimin e fuqive të tjera në rajon, veçanërisht të Rusisë. Kriza e migracionit 2015, në të cilën qindra mijëra hynë në BE nëpërmjet rrugës së Ballkanit Perëndimor, gjithashtu është një kujtesë e rëndësisë së rajonit për stabilitetin e BE.

Por anëtarët e BE janë të ndarë për të deklaruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samit - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia - mund ti bashkohen një ditë BE-s

Serbia dhe Mali i Zi tashmë janë në bisedimet e anëtarësimit dhe Komisioni ka sugjeruar që ata të mund të hyjnë në BE deri në vitin 2025 - një objektiv i konsideruar me skepticizëm të konsiderueshëm nga disa zyrtarë në Bruksel dhe qeveritë e BE.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 14:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Aktualitet

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla. “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka...

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Aktualitet

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Policia dhe forcat speciale kanë rinisur operacionin 'Forca e Ligjit" kundër klanit 'Bajri", këtë radhë në Lezhë dhe në Laç, ku janë shoqëruar 17 persona, 41 mjete luksoze janë bllokuar...

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Aktualitet

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

​Një grabitje ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Korçës nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe shtëpia e grabitur i përket një biznesmeni korçar. Mësohet...