Skandalet me drogën në qeveri, Rama i frikësohet përballjes me gazetarët në Sofje

E Enjte, 17 May 2018 19:24

Sot është mbajtur samiti i Sofjes së Bullgarisë ku pjesëmarrës ka qenë edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Ajo çfarë ka rënë në sy është së pavarësisht të gjitha përpjekjeve të gazetarëve për të marrë të marrë ndonjë prononcim lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë, Rama ka iku pa iu kthyer asnjë përgjigje.

Kryeministri ka arritur të tërheq sërish vëmendjen e gazetarëve të huaj, por kësaj here, ai e ka tërhequr vëmendjen duke mos qenë protagonist në sallë.

Një nga mediat kryesore gjermane Deutsche Welle ka shkruar se “si rrallë herë në evenimentet e këtilla, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte jashtëzakonisht i tërhequr.”

Interesi i gazetarëve për qëndrimet e Shqipërisë ka qenë mjaft i lartë, por Rama ka refuzuar të përballet. 

Sipas burimeve nga delegacioni gjerman, “DW” shkruan se në samit ka pasur dhe ende ka rezerva serioze ndaj përkushtimit të Shqipërisë në evitimin e pengesave për hapjen e këtyre negociatave.

“Kjo mbetet një çështje e Bundestagut”, u tha në samit, që lë të nënkuptohet se tek deputetët gjermanë të koalicionit qeverisës ende ekzistojnë dallime në mendime.

Rama i trembur nga pyetjet që mund t’i bënin nuk u ndal as përpara gazetarëve që qëndronin jashtë sallës ku u zhvillua samiti.

Delegacioni shqiptar është larguar pa zhvilluar asnjë bisedë konkrete në samitin e rëndësishëm, pasi i trembej faktit se mund t’i përplasej në fytyrë situata e kriminalitetit në vend dhe sidomos ajo e qeverisë.

Çështje si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet tashmë në Gjykatë.

Ndërsa, qeverisë së Edi Ramës i ka shpërthyer një tjetër skandal, po në Ministrinë e Brendshme, që tani drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Skandali më vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili ishte dënuar me 7 vite burg për trafik droge, në një kohë kur vendit tonë i është vendosur kusht kryesor për negociatat lufta kundër drogës, ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare. Reuters shkruante dje se ka pikëpyetje të mëdha për standardet e qeverisjes në Shqipëri./55news.al

rama

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 19:32

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Politikë

Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Një pjesë e mirë e atyre që kreu i PD-së, Lulzim Basha i etiketoi si oligarkë, që po “zhvatin” paratë e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, kanë bashkëpunuar edhe me...

FIFA zgjedh formacionin më të mirë të vitit, ja 11 lojtarët

Sport

FIFA zgjedh formacionin më të mirë të vitit, ja 11 lojtarët

FIFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit. Ajo që bie në sy është pa dyshim dominimi i ‘yjeve’ të Realit që përfaqësohet me 5 lojtarë pothuajse gjysma e...

“Më akuzuan se flija gjumë në Bashki”, Basha: Po të japësh leje ndërtimi për kulla, quhesh i zhdërvjellët

Politikë

“Më akuzuan se flija gjumë në Bashki”, Basha: Po të japësh leje ndërtimi për kulla, quhesh i zhdërvjellët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në mënyrë të prerë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se një gjë e ndan atë me kryeministrin Edi Rama. Basha u...