Dëshmitari X’/ Gazmend Bardhi tregon si u intervistua dëshmitari dhe kërcënimet ndaj tij

E Enjte, 17 May 2018 21:37

 Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka treguar mënyrën e intervistimit të Dëshmitarit X, i quajtur Albert Veliu.

Bardhi deklaroi për emisionin “Opinion”, se intervista e Veliut është kryer vetëm pak orë përpara se Policia e Shtetit ta arrestonte.

Zyrtari i PD-së, tha se personi në fjalë dëshmoi atë që ka ndodhur në materialin audio.

Ai tregoi se njerëz të krimit dhe struktura të Policisë së Shtetit, kanë kërcënuar atë dhe familjarë të tij.

Bardhi tha se ata kanë kontaktuar familjarët dhe kanë kërkuar ta identifikojnë, duke i kërkuar ati të mos dëshmojë në lidhje me ngjarjen.

Në lidhje se kush e ka bërë presionin ndaj tij, po kryhen identifikimet”,- tha ai.

Më tej, Bardhi shtoi se dy persona kishin dijeni në lidhje me bisedën që është bërë, njëri është vëllai i ministrit dhe tjetri është personi që foli sot.

BardhiAi është shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Ai ka bërë një dëshmi ditën e sotme, pasi është thirrur nga prokurorët e krimeve të Rënda.

Vëllai i ministrit të brendshëm, nuk është thirrur në lidhje me krimin e kryer, ndërsa është thirrur personi që nuk ka kryer asnjë krim.

Kryeministri nuk ka deklaruar se cilën agjenci ka marrë për të verifikuar audio-përgjimin, si dhe nuk ka deklaruar për mënyrën e kryerjes së hetimit. /Opinion.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Sport

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, ishte një ndër afrimet e Igli Tares te Lazio në këtë afat kalimtar. 25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga drejtori shqiptar për të...

Metoda e re, si një femër fiton mbi një mijë dollarë në ditë nga krevati

Lifestyle

Metoda e re, si një femër fiton mbi një mijë dollarë në ditë nga krevati

Një britanike thotë se mund të bëjë deri në 1300 dollarë në ditë duke u zhveshur drejtpërdrejt në Web-kamerën e saj. Amber Kelly, 30 vjeç, punon si një “elite camgirl”, duke...

Pezullohen rreth 150 patentë shoferë, shumica e shtetasve të Kosovës

Aktualitet

Pezullohen rreth 150 patentë shoferë, shumica e shtetasve të Kosovës

Radarët e policisë rrugore po “bëjnë namin” në Shqipëri, ku viktimë e tyre kanë rënë edhe shumë shtetas të huaj. Sipas statistikave të Policisë Rrugore në Shqipëri, deri më tani gjatë...