‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’/ Rama kalon sikletin me batuta për ‘beniaminin’ e tij...

Tuesday, 22 May 2018 11:57

Nuk mund t’u fliste asgjë tepelenasve për ato punë që nuk i ka bërë dhe për ato premtime që nuk ka mbajtur, por si gjithmonë në atë qytet, fjalimin për “llogaridhënie” e ka kaluar me humor, batuta, ironi e sarkazëm...

Kryeministri në vend që të sqaronte mosarritjet dhe dështimet në të gjitha reformat, ka vendosur të bëjë për të qeshur tepelenasit duke vendosur të ‘tabelë të qitjes’ kryebashkiakun Tërmet Peçi, të cilin e konsideron jo vetëm “model suksesi”, por edhe “simbol” të batutave.

I vetmi premtim që u ka bërë tepelenasve ka qenë ai i ndërtimit të një hoteli në këtë qytet, me demek për të ardhur dhe bërë mbledhjet e qeverisë aty.

Që në nisje të fjalës së tij në takimin që po zhvillon në Tepelenë, kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu batutat për kryebashkaikun që njihet për thagmat e tij, Tërmet Peçin.

 

 

Rama tha se, posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte: ‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’, ndërsa theksoi se, kundërshtarët mendonin se Peçi do të shkatërronte qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen tuaja. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra q marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato. Qëlloi pak si çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë.

Për shumëkënd kjo mund të përktheje dhe u përkthye; Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat. Edhe vet Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur”,- tha Rama.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 12:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Policia e Elbasanit publikon listën më te rrezikshmit, ja kush janë më të kërkuarit(FOTO)

Aktualitet

Policia e Elbasanit publikon listën më te rrezikshmit, ja kush janë më të kërkuarit(FOTO)

Policia e Elbasanit në një postim në Facebook, ka publikuar listën e peronave më të kërkuar të këtij qarku. Këtë herë forcat e rendit kanë zgjedhur që mos të bëjnë shënim...

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

Globi

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë. Siç...

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Aktualitet

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Ky vit akademik është bërë më i shtrenjtë për të gjitha nivelet e studimit. Librat dhe mjetet shkollore kanë kushtuar më shumë që nga shtatori 2018 gjithashtu edhe shërbimet arsimore...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!