Forumi i Biznesit Maltë – Shqipëri/ Presidenti Meta: Sektorët më me interes...

Tuesday, 22 May 2018 14:33

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Maltë, në kuadër të “Forumit të Biznesit Maltë –Shqipëri”, i shoqëruar nga një delegacion me 31 përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në ditën e parë të Forumit, që u çel me fjalimin e mirëseardhjes nga Presidentja e Maltës, Coleira – Preca.

Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe vuri theksin tek nevoja për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe investimet e ndërsjellta. Gjithashtu, Presidenti i Republikës prezantoi para komunitetit të biznesit maltez potencialet dhe mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për investitorët e huaj në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Presidenti Meta i ftoi investitorët maltez të vlerësonin oportunitetet investuese në Shqipëri për të gjitha avantazhet krahasuese që ofron ekonomia shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës shpalosi projektet sektoriale të resurseve të mëdha turistike, të potencialit në projektet e energjisë së rinovueshme, të nevojës për investime private në modernizimin e bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese, të stimulimit të sektorit të manifakturës përmes zonave të lira ekonomike dhe parqeve industriale, të zhvillimit të sektorit të shërbimeve financiare, të tregjeve të kapitaleve si dhe sektorit të Teknologjisë se Informacionit (ICT).  “Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri natyrore, nëntokësore, si dhe ka një nga popullsitë më të reja, më energjike dhe me koston më të ulët të krahut të punës në Evropë”, – theksoi Presidenti Meta.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Meta shprehu mbështetjen dhe ftoi sërish biznesin maltez të investonin në potencialet e pashfrytëzuara të ekonomisë shqiptare. Në mbyllje të Forumit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Dhomave të Tregtisë si dhe u zhvillua një seancë takimesh “BtoB” mes dhjetëra bizneseve shqiptare dhe malteze për inicimin e projekteve konkrete në fushën e investimeve.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 14:35

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!