Pollo-Vlahutinit: A është informuar siç duhet Brukseli për kanabisin?  

pollo

Komiteti i Stabilizim Asociimit zhvillon punimet në Tiranë nën drejtimin e Monica Macovei

Komiteti i Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE po zhvillon punimet në Tiranë nën drejtimin e Monica Macovei, kryetare e delegacionit të PE. Duke marrë fjalën në tryezë, deputeti i PD-së, Genc Pollo ka pyetur Ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, nëse Brukseli është informuar siç duhet në lidhje me situatën e kanabisit në Shqipëri. Pollo tha se cili do të jetë vendimi në qershor për hapjen e negociatave ne nuk e dimë dhe shpresojmë të jetë pozitiv”,  por kam një pyetje për delegacionin e bashkimit Europian edhe në vijim të pyetjeve që dëgjova më parë. “Në deklaratën e Stabilizim Asocimit të kryesuar nga zonja Mogherini për palën e Bashkimit Europian të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar flitet për rezultate pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe kjo më duket se bie në kundërshtim me raportin e Europolit publikuar tre javë më vonë,  i cili vlerëson se Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në Bashkimin Europian. Po kështu janë negative raportet e vitit 2017 të Qendrës Europiane të Monitorimit për drogën në Lisbon si dhe për zyrën e kombeve të bashkuara për drogën që janë në fakt kambana alarmi ç’ka publiku shqiptar e sheh mbi baza ditore dhe javore tone kanabisi të kapura nga policia italiane dhe greke. Dhe ekspertët besojnë që mungesa e kultivimit dhe shkak i mbiprodhimit të vitit të kaluar. E njëjta gjë në vjeshtën e 2016 në Këshillin e Stabilizim Asocimit apo në raportin vjetor të Komisionit Europian ose nuk përmendet problem ose i referohen luftës  të intensifikuar kundër tij në atë kohë të udhëhequr nga Saimir Tahiri. Ndërkohë që po në atë vit raporti i strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të narkotikëve, Departamenti Amerikan i shtetit  për të thënë një shembull, flet për një rritje 5-fish të kultivimit të kanabisit, ndërsa në Shqipëri njerëzit shikonin gjithandej kanabizimin. Duhet  të mendojmë që ka patur Brukseli  informacionin e duhur dhe objektiven e plotë për këtë çështje”, tha Pollo.

Vokshi pyet Vlahutinin pse heshti për Tahirin dhe kanabisin/ Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi i kërkoi “llogari” delagacionit të BE-së për heshtjen lidhur me çështjen Tahiri. Sipas Vokshit, nëse Ambasadorja Vlahutin do të kishte folur hapur për këtë çështje mund të kishte rritur kredibilitetin e humbur të delegacionit të BE-së për një çështje tjetër tejet sensitive për vendin si ajo e kultivimit të kanabisit. Në përgjigje, Vlahutin tha se për Tahirin presin rezultate konkrete nga Prokuroria, ndërsa lidhur me kanabisin tha se në 2017 ka pasur një ulje dramatike të kultivimit dhe se presin si do të jenë rezultatet për 2018. Deklaratat u bënë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE që po mbahet në Tiranë. “Ndërsa prokuroria për krime të rënda kërkoi heqjen e imunitetit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kryeminstri Rama, Ministri Xhafaj, kryetari i komisionit të Ligjeve Manja, të gjithë në PS sulmuan prokurorët duke deklaruar përveç të tjerash se ata duhet të pushohen nga puna. Prokurorët reaguan se janë kërcënuar personalisht por edhe me procesin e vettingut.  Delegacioni i BE mbeti i heshtur. A mendoni ju që nëse do të ishte folur hapur për këtë çështje në favor të luftës kundër krimit, korrupsionit, pandëshkueshmërisë, delegacioni i BE do të kishte rifituar disi edhe kredibilitetin e humbur për shkak të një heshtje të gjatë edhe për një çështje tejet të rëndësishme dhe kritike për Shqipërinë siç është ajo e narkotikëve”, tha Vokshi.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>