Popullsia e Sanxhakut sipas autorëve të huaj dhe vendas

Se deri ku shtrihen fiset e veriore shqiptare  në ish-territorin otoman të quajtur “Sanxhaku i Novi Pazarit”, i cili në atë kohë, ishte në kuadër të Vilajetit të Kosovës, shkruan  shumë autorë të huaj por edhe vendas. Në këtë artikull, ne kemi paraqitur disa nga shkrime të autorëve si: Theodore Iphen, Georg fon Gyurkovics, Gaston Gravje, Sami Frasheri, Dr. Milisav Lutovac, Andrija Joviçeviq, Jovan Cvijiq, Frok Zefi, etj

 

Nga Ismet Azizi

 

Migrimi u zhvilluan në drejtime që ishin përcaktuar nga koha dhe rrethanat politike. Efektet e tyre anësore ishin kryengritjet dhe trazirat shpeshta. Struktura aktuale e popullsisë  nuk është identike me at nga e kaluara. Por, kryesisht janë të pranishëm vëllazëritë dhe fiset më të mëdha, të përmendura më lart.

Harta turke: Sanxhaqet e Vilajetit të Kosovës

  1. Sanxhaku i Shkupit (Uskub), i cili përfshirë qytetin e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikun, Shtipin, Kratovën dhe Koçanin.
  2. Sanxhaku i Prizren, ka përfshirë qytetet e Prizrenit dhe të Tetovës.
  3. Sanxhaku i Pejës (İpek), ka përfshirë Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë dhe Tërgovishtë (Rozhajën / Tutin).
  4. Sanxhaku Prishtinë ka përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Vushtrrinë, Gjilanin dhe Preshevën.
  5. Sanxhaku i Novi Pazarit (Yeni Pazar), ka përfshirë qytetet Novi Pazar, Sjenicë, Kolashin, Nova Varosh dhe Prijepolje.

Sipas konsullit Theodora Iphena, Sanxhaku në shkurt të vitit 1877 përfundimisht ndahet nga Vilajeti i Bosnjës dhe përfshihet në vilajetin e Kosovës. Ne jemi përqendruar ekskluzivisht në zonën e ngushtë të tij, dhe në qytetet: Jeni Pazarit (Novi Pazar) Plevla, (Taslixha) Prijepole Kolashin, Bijelo Pole (Akova), Nova Varosh, Berane, dhe Tërgovishtë (Rozhajë), edhe pse ndarjet gjeografike dhe administrative ishin të shpeshta.

Sa i përket popullsisë dhe ndarjes etnografike dhe vlerësimin gjeografik të Sanxhakut, duhet të ndahet në pjesën veriore dhe atë të jugut. “Në pjesën veriore popullsia, me përjashtim të një pjese të vogël, është homogjene sllave, konkretisht fiset boshnjake. Në rrethin e Plevlës, Prijepoljes, Kolashin, Bijelo Poles, Beranës, Nova Varoshit, jetojnë kryesisht fiset boshnjake, ndërsa në Sjenicë, Novi Pazar dhe Rozhajë e Mitrovicë jeton elementi kombëtar shqiptar. Shqiptarët kanë një forcë ekspansioniste shumë të fortë, në vetvete edhe janë aq të forta saqë kalojnë kufijtë e Shqipërisë, në veri dhe në lindje në brendësi të Sanxhakut. Elementi shqiptar më së shumti  paraqitet në qarkun Rozhajë, sidomos në luginën e lumit Ibër, përgjatë luginës së Ibrit deri në Mitrovicë. Me Rozhajën në veri i bashkohet Peshteri, i cili një pjesë i takon N. Pazarit dhe Sjenicës. Aty jetojnë gjithsej rreth 30.000 shqiptarë.

Për popullsinë e Sanxhakut në këtë kohë ka shkruar në shkrimet e tij, Gaston Gravje. I pari ka përshkruar gjendjen ekzistuese pas largimit të turqve nga ky rajon. Pikërisht, për shkak të boshllëqeve të shkaktuara nga këto migrime, shqiptarët (Kelmendët, Hoti, e Gruda) kanë ardhur dhe janë vendosur në Peshter dhe Rozhajë, madje në Tutin, Sjenicë dhe Novi Pazar, ku ende i gjejmë.

I gjithë Sanxhaku, Peshteri në vitin  1912, në fakt e gjithë zona ka qenë e pushtuar nga elementi shqiptar. Me përjashtim të fshatit Suhodo, Buxhevë dhe Dojkë, të cilat janë plotësisht ose pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare. Megjithatë për dallim nga shqiptarët e Kosovës shqiptarët e Peshterit janë vendos me familje nga fise të ndryshme (Kelmend, Kuç, Shalë, Hot, Grudë etj). Të ndikuar nga myslimanët boshnjakë, mësuan gjuhën e tyre dhe madje morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuha e tyre dukshëm u largua nga gjuha e folur nga pjesa tjetër,  gegërishte (dialekt i gjuhës shqipe në veri të Shqipërisë). Megjithatë, ky popull ruajti veçoritë e  racës së tij (etnia). Askush, madje as bariu i vogël nuk ndahet nga pushka e tij. Autoritetet turke kanë mbetur vetëm në emër. Hakmarrja është e pranishme sikur të ishin në mes të Shqipërisë. Pasiguria është këtu më shumë se kudo në Sanxhak.

Sipas Milisav V. Lutovac, banorët e Rozhajës dhe me gjerë atë të Tutinit, konsiderohet se kanë formën e tyre origjinale të fiseve të Malësisë (Shqipërisë veriore), ata formuan vëllazëri të reja të cilat kanë ruajtur organizimin e vjetër fisnor duke mos shkëputur lidhjet me ëmën Shqipëri, dhe nëse paraqitet nevoja, ata veprojnë të bashkuar. Edhe pse kanë pranuar fenë islame, ata nuk kanë hequr dorë nga jeta fisnore. Për më tepër, ata janë angazhuar të gjithë së bashku që fiset të mbijetojnë duke i përhapë vëllazëritë e tyre. Si pasojë e vetëkënaqësisë janë fshatra të veçanta,  lagje, çarshitë. Për nga fiset ata janë përbërë nga: Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Shala dhe fiset e tjera të malësisë në Mal të Zi. Kuçët u vendosën në luginën e lumit Lim, duke zbritur nga lartësitë në luginat pjellore dhe kanë vazhduar deri në Priboj.

Jovan N. Tomic, thotë: “Ai që hedh shikimin në hartën etnografike të Sanxhakut në veprën e z.Jovan Cvijiq “Bazat e Gjeografisë dhe gjeologjisë të Serbisë së Vjetër dhe Maqedonisë”, do të bjerë në sy një trevë pothuajse në mes të Sanxhakut, i ngjyrosur me një ngjyrë e përhimë në të verdhë, dhe përreth ka disa oaza të kaltra, nëpër të cilin janë vendosura gjysmë hënëzat ngjyrë të   kuqe. Kjo është rrafshnalta e Peshterit. Këta Shqiptarë në Peshter janë të parët dhe me vendbanime më të vjetra në Sanxhak, të cilët autoritetet turke i sollën atje dhe kryesisht kanë prejardhje nga fisi katolik Kelmend. Imigruan në Peshter si blegtorë dhe u vendosën në tërë rrafshnaltën. Në vitin 1707 ka pasur 274 shtëpi, të shpërndara në të gjitha anët”.

Frrok Zefi në punimin e tij shkencor, shkruan: “Peshkopi shkupjan Mikel Summa shkroi për Romën nga Beogradi më 6 qershor të vitit 1739, për mbarimin e dhimbshëm të luftës austro-turke, dhe për atë në të cilën ai personalisht dhe besimtarët (shqiptarët e krishterë) nga Peshteri si dhe shumë të tjerë duhej të kalonin nën sundimin austriak.

Në një letër të shkruar në Vjenë më 10 nëntor 1736, autoritetet ushtarake do të informojnë perandorin Karlin e VI-të, se si Kryepeshkopi Summa në marrëveshje me komandantin ushtarak të Jagodinës, kolonelin Schnepper në dioqezën e tij ngriti të krishterët të revoltohen kundër turqve. Turqit kishin marrë vesh për këtë dhe nuk guxoi të kthehet në Shkup”. Në raportin e tij Don Pavai Zoganji i shkruan Kongregatës për përhapjen e besimit, më 20 gusht 1767 përmend gjendjen në Peshteri ku në fshatin Ugëll ka mbetur vetëm një familje katolike, dhe në fshatrat e tjera, aty-këtu ndonjë plakë e vjetër. Peshterasit kanë hequr dorë nga besimi katolik në vitin  1745 dhe më pas kisha katolike në Kamenicë ka pushuar së ekzistuari. Sipas Sami Frashërit,  Trgovishta gjegjësisht Rozhaja gjendet në Vilajetin e Kosovës, në Sanxhakun e Pejës. Është një qytet i vogël dhe me të njëjtin emër, i cili është i vendosur në anën verilindore të Pejës, me përafërsisht 3.000 banorë. Ka 62 fshatra, banorët e të cilëve janë kryesisht shqiptarë dhe një pjesë të vogël folës të gjuhës boshnjake. Në brendësi të vendbanimit janë 6 xhamia, 150 magazinat dhe dyqane, 6 mejtepe dhe 1 kishë. Klima është shumë e ftohtë, dimrat janë të gjatë dhe të fortë (Të dhënat i referohen fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë).

Georg von Gyurkovics “Gurkoviq njihet si përkrahës i Perandorisë Austro-Hungareze. Më shumë se dy mijë vjet shqiptarët  jetojnë në ato zona, thotë Gurkoviq në librin “Albanian, als eine Zähe und ëilde Rasse“. Ata u vendosën në këto zona tashmë dhe kanë mbetur deri më sot “nur Krieger, Hirten und Rauber”, me armët shqiptare në duart e tyre, por, pa libra shqiptare. Jetojnë në Gadishullin Ballkanik shumëgjuhësh, thotë Gurkoviq. Sipas bindjes të tij, kjo zone para se gjithash ka një term etnik dhe jo politik apo historik, pasi nuk është shtet apo krahinë unike. Kufiri etnik arrin deri te malet e Sharrit, por shtrihet në jug të Serbisë, ndërsa në veri arrin në Kolashin, Guci dhe Plavë, përgjatë Ibrit deri në Rozhajë. Në ëebfaqen për mbiemrat malazezë shkruan: Klimen, paraardhësi i tyre (rreth vitit 1330) nga Travniku (Bosnja),  trashëgimtari mandej Klimen erdhi në Piper, nga aty në Kuç. Me zhvillimin e familjes shumohen si vëllazëri (Fis). Vëllazëritë e tyre janë shënuar si: Klimen, Klimendi, Klimenda, Klimençanin, ka në Nikshiq, Tivar, Tuz, Ulqin, Rijeka Crnojevica, Zetë, Pastrovic, Podgoricë, në gjirin e Kotorrit, Grbalj, në fushën e Bijelo Polje, në zonën e Novi Pazarit, Guci, Rozhajë, fshatrat e Sremit (Mirkovci, Nikinci dhe Hrtkovci), Kovilj (Baçkë), Guzi (Velipojë), Shkodër, Durrës dhe Tiranë (Shqipëri), në rrethinën e Pejës si: Rugovë, Gjakovë dhe Prizren.

Sipas Andrija Joviçeviq, Kliment / Kelmendasët janë përhapur nëpër luginën e lumit Lim në Sjenicë dhe Peshter, dhe më tej në Novi Pazari. Këto fise janë përhapur në Dukagjini, ku me  kafshët ë tyre kanë zbritur në Gjakovë, ndërsa të tjerët u ndalën për të kaluar në bregdetin Adriatik nga Ulqini në Durrës. atje janë të zhvendosur dhe të shpërndara nga deti Adriatik deri te lumi Sava dhe Danubi, nga Llovqeni deri te Gjakova dhe Prizreni.

Mariano Bolizza thotë se Kelmendët kanë arrit deri në Pllovdiv të Bullgarisë. Familjet ardhacake nga “Arnautllaku” (nga ish Sanxhaku i Novi Pazarit) përfaqëson grupin mjaft të dallueshëm në mesin e myslimanëve të Zhepës. Imigrimi i tyre në Bosnjë bie në periudhën e pushtimit nga Perandoria Austro-Hungareze, dhe pas ndarjes definitive të Sanxhakut të Novi Pazarit nga Vilajeti i Bosnjës (1877). Vendosja e tyre në Zhepë, sa mund të konstatohet nga tregimet, ishte bërë pjesërisht në faza, ndërsa disa fise kanë lëvizur direkt nga Sanxhaku. Sot në zona e Zhepës ka 13 vëllazëri, të cilët kanë ardhur nga “Arnautllak” (rrallë dëgjohet për ta thënia “Arnaut”, por të gjithë thonë: “Ne jemi nga Arnautllaku”). Vetëm në fshatin Krnjiq, sot jetojnë pesë vëllazëri të cilët i përkasin të ardhurve nga Sanxhaku i Novi Pazarit. Është interesant se këtu vendasit të ardhurit nga Sanxhaku i quajnë Arnaut/ Shqiptarë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>