Portalet dhe strategjitë, si maska të Ramës për të mbuluar korrupsionin dhe lidhjen e tij me krimin!

berisha

Të dashur miq, dje, pothuaj njëkohësisht, Rama dhe Xhafa njoftuan shqiptarët si sihariq të madh me nga një “Eureka” për dy problemet që po gërryejnë dhe rrënojnë si kancer agresiv qenien tonë kombëtare; korrupsionin e papërmbajtur dhe krimin e organizuar sundues, për të cilat ka një dhe vetëm një përgjegjës kryesor, dhe ky quhet Edvin Kristaq Rama. Shqipëria, për herë të parë në tërë ekzistencën e saj, është vlerësuar nga qeveria amerikane si shtyllë kryesore, qendër operacionale e krimit të organizuar në rajon, pra vend problematik për sigurinë e rajonit dhe si vend me korrupsion rampant, d.m.th të tërbuar/apo i papërmbajtur, dhe dihet se korrupsioni quhet i tillë kur nuk mund të përmbahet sepse ai ka kapur nivelet më të larta. Dje, Rama dhe Xhafa njoftuan eurekat e tyre në një konferencë të mbushur plot e përplot me zyrtarë banditë e kanabistë, që të gjithë pa përjashtim më të vegjël se sa bosi i tyre, kreu i meduzës së korrupsionit dhe krimit të organizuar, Edvin Kristaq Rama. Kështu, për të luftuar korrupsionin e çmendur e të pakontrolluar si dhe krimin e lidhur me majat më të larta të pushtetit, Rama paraqiti portalin e ri “Shqipëria që duam”, i pesti i këtij lloji në tre vitet e fundit, me të cilin ai do të zhdukë korrupsionin në Shqipëri. Kurse Xhafa i drogës informoi se së shpejti do miratohet strategjia e re për luftën kundër krimit të organizuar. Personalisht nuk kam asgjë kundër platformave, portaleve dhe strategjive që përdoren për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, madje i konsideroj të domosdoshme. Por kur kalohet nga një platformë apo portal çdo 6 muaj, siç është rasti i platformave kundër korrupsionit të paraqitura dhe trumbetuara me të madhe nga Rama 3 vitet e fundit, apo kur kalohet nga një strategji në një tjetër të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të paraqitura zyrtarisht si fjala e fundit po nga Rama çdo pesë muaj, platformat dhe strategjitë e tij të ndjellin kurpin dhe neverinë. Ato të duken thjesht si maska jo të zeza të banditëve në rrugë por si maska të florinjta të krye-kumbarës Rama dhe kumbarëve të tij në pallatet e pushtetit, me të cilat pasi kanë vjedhur qindra milionë euro dhe duan të maskojnë vazhdimin e vjedhjeve prej qindra e qindra miliona të tjera në dogana, tatime, tendera, konçesione dhe partneritete publik-privat. Të besosh se do të ndalojë portali i radhës Ramën dhe lejtenantët e tij të vjedhin më shumë, është njëlloj sikur te besosh se Rama nuk ishte autor kryesor dhe direkt i vjedhjeve më të mëdha të këtyre katër viteve në historinë e vendit, me fjalë të tjera është njëlloj sikur të besosh rrethin katror. Sikundër të besosh në suksesin e strategjisë së radhës të Ramës dhe Xhafës, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, është njëlloj sikur të besosh se nuk është Rama që futi në parlament vrasës, përdhunues, trafikantë, se nuk është ai që kandidoi për kryetar bashkie Rroshët, Bushët, Tërmetët, se nuk është Rama që mbolli anekënd me kanabis Shqipërinë, pra është njëlloj sikur të besosh se eskimezet jetojnë në shkretitë apo të besosh se Xhafa nuk e ka vëlla Agronin dhe nuk është në konflikt flagrant interesi në detyrën që ka. E vërteta është se, në Shqipëri sot nuk ka njeri që beson më në strategjitë dhe platformat e Ramës apo Xhafës. Ato janë thjeshtë maska për të mbuluar lidhjet e Ramës me krimin dhe vjedhjet e tij të ardhshme, si dhe për ti shitur aty ku mundet me miqtë e tij!

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>