Presidenca e Trump, në telashe nga konfirmimi i takimit të Trump Junior me avokaten ruse

Donald Trump & LaLa Anthony Visit "FOX And Friends"

Donald Trump Jr., djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk i ka treguar babait të tij për takimin me avokaten ruse, e cila ka pretenduar se ka informacione që mund të ndihmojnë fushatën e presidentit të tanishëm. Në një intervistë për Fox News, Trump Jr. tha se takimi ka qenë “thjesht asgjë”, porse “ka mundur ta trajtojë ndryshe”. “Ka qenë thjesht asgjë; nuk ka pasur çfarë t’i thuhet babait tim. Ka qenë humbje e 20 minutave”, tha Trump Jr. Ai publikoi disa emaile që tregojnë se ka mirëpritur një ofertë për të takuar Natalya Veselnitskayan, për të cilën i është thënë se është avokate e Qeverisë ruse dhe posedon material dëmtues për ish-kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Por, Trump Jr. insistoi se nuk ka bërë përpjekje të koordinohet me rusët për të ndikuar zgjedhjet. “Në retrospektivë, ndoshta do t’i bëja gjërat pak më ndryshe. Por, kjo ka ndodhur përpara manisë ruse”, tha Trump Jr. për Fox News. Vetë Veselnitskaya u tha gazetarëve në Moskë se ajo nuk është e inetresuar për politikën dhe se takimi me Trump Jr. ka qenë privat. “Nuk përfaqësoj interesat e askujt tjetër përveç vetes, në këtë situatë”, tha Veselnitskaya. Disa anëtarë të Kongresit thanë se takimi me Veselnitskayan mund të llogaritet si “bashkëpunim me Rusinë”. Senatori demokrat, Ron Wyden, tha se emailet tregojnë se djali i Trumpit “ka bërë përpjekje të bashkëpunojë me një pushtet të huaj armiqësor, për të shkatërruar demokracinë e Amerikës”. Ngjarjen e vlerësoi si shqetësuese edhe senatori republikan, James Lankford. “Të takohesh me një qeveri të huaj është krejt ndryshe nga takimi me një individ. Më duhet t’i zbuloj të gjitha faktet në lidhje me këtë, por natyrisht se është një shqetësim”, tha Lankford. Presidenti Trump i cilësoi këto akuza si “qesharake” dhe “të tepruara”. Në një postim në Twitter, Trump tha se djali i tij është një person i shkëlqyeshëm, i cili e do vendin e tij. Takimi me Veselnitskayan dhe emailet shtojnë provat për, siç thuhet, përpjekjen aktive të Rusisë për t’u përzier në zgjedhjet në SHBA. Në muajin janar, komuniteti i inteligjencës amerikane ka lëshuar një raport, i cili ka akuzuar Moskën për përpjekje propaganduese dhe kibernetike, me qëllim ndërhyrjen në zgjedhje. Që atëherë, disa komisione të Kongresit amerikan kanë hapur hetime për ndërhyrjen ruse. FBI, ndërkaq, ka hapur hetime qysh në korrik të vitit 2016, për të parë nëse bashkëpunëtorët e Trumpit kanë pasur ndërveprime të papërshtatshme me zyrtarët rusë.

Por, njeriu që i ka mbikëqyrur këto hetime, James Comey, është shkarkuar nga Trump në muajin maj. Departamenti i Drejtësisë ka emëruar pastaj një këshilltar të posaçëm për t’i mbikëqyrur hetimet.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>