Presidenti i PPE: Krimi dhe droga në Shqipëri po pengon rrugën drejt Evropës

Droga, krimi, korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit po mbajnë peng të ardhmen evropiane të  vendit tonë. I këtij mendimi është Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, i cili përmes postimeve të tij në twitter, thekson se krimi dhe droga mbajnë peng ëndrrën e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes evropiane, ndërsa thekson se duhen përpjekje reale dhe me transparencë të plotë për të luftuar këto probleme të mëdha

 

Droga, krimi, korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit po mbajnë peng të ardhmen evropiane të  vendit tonë. I këtij mendimi është edhe Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul. Përmes postimeve të tij në twitter, Daul thekson se krimi dhe droga mbajnë peng ëndrrën e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes evropiane, ndërsa thekson se duhen për përpjekje reale dhe me transparencë të plotë për të luftuar këto probleme të mëdha që po has vendi. Presidenti i PPE-ve nënvizon po ashtu me të fortë se aspiratat për në Bashkimin e Europian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të zbatohet pavarësia e drejtësisë. Këto probleme të rënda që citon Daul prej kohësh po denoncohen nga opozita shqiptare. Qeveria bandë që drejtohen vendin po qëndron ende në pushtet pikërisht prej lidhjes së fuqishme që ka me këto fenomene. Po prej lëtyre fenomeneve, shqiptarët po marrin arratinë nga vendi i tyre, ndërsa të tjerë që zgjedhin të qëndrojnë në vend jetojnë në kushte mjaft të vështira ekonomike. “Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Europës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, ka qenë ky postimi i parë i Joseph. Po më pas ai ka bërë sërish një postim ka shkruar se, “Aspiratat për Bashkimin Europian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>