Presidenti Ilir Meta pret Kardinalin Ernest Simon Trashani: Mirënjohje për Papa Françeskun  

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur priti në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).  Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës. Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, e siguroi Eminencën e Tij për mbështetjen e Presidentit në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.

Zbardhet agjenda e vizitës së Presidentit Meta në Itali

Presidenti i Republikës Shqiptare z Ilir Meta do të zhvilloj vizitën e tij të parë zyrtare në Itali.

Më datë 11-12 shtator ai do të zhvilloj në Romë disa takime të larta institucionale.

Më datën 11 shtator do të pritet në pallatin qeveritar të Quirinales nga Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella. Pasditen e së hënës do të takohet me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, znj. Laura Boldrini. Ndërsa më datë 12 shtator ai do të takohet dhe me Kryetarin e Dhomës së Senatit z Pietro Grasso. Presidenti i ri i Shqipërisë ka zgjedhur të nisë turin e vizitave të tij institucionale jashtë vendit pikërisht me Italinë, partnerin strategjik të Shqipërisë në rrugëtimin europian. Në fokusin e takimeve pritet të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi i Shqipërisë në BE, e tema të rëndësishme të aktualitetit si lufta kundër terrorizmit, kriza e emigracionit, lufta kundër krimit të organizuar etj.

Gjatë qëndrimit të tij në Romë, z. Meta do të mbajë dhe një konferencë shtypi me gazetarët italianë e shqiptarë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>